Loading…
​Policët gjejnë në rrugë një person të lënduar rëndë, me automjetin e tyre e dërgojnë në spital
  • 18/12/2017 | 10:02

...

Policia e Kosovës ka arrestuar një  person në Prizren, me dyshimin se i njëjti i ka shkkatuar lëndim trupor të rëndë një personi tjetër, të cilin Policia e kishte gjetur të shtrirë në rrugë, transmeton gazetametro.net.


Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 minuta, në rrugën ‘’De Rada’’.

Policia kishte hasur në personin e lënduar, përderisa po patrullonte në atë rrugë. Ata njoftuan emergjencën pasi viktima kishte rrjedhje të mëdha gjaku.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se ka të bëjë me një përleshje në mes të tre personave.

“Policët e kanë thirr emergjencën për të dalë në vendin e ngjarjes por duke e parë se viktima kishte rrjedhje gjaku dhe për të mos humbur kohë është dërguar me automjet të policisë ne Spitalin Rajonal në Prizren ku i është nënshtruar trajtimit mjekësor. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se ka ndodhur një përleshje në mes të tre personave. Me urdhër të Prokurorit të shtetit, një i dyshuar është arrestuar dhe është ndalur në mbajtje mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka shkaktuar lëndim të rënd trupor”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë