Loading…
​Thaçi dekoron Shaban Polluzhën me medalje presidenciale
  • 21/02/2018 | 12:46

...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se ka dekoruar me medaljen presidenciale atdhetarin Shaban Polluzha (pas vdekjes).

Postimi i Thaçit:

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova Komandantin Shaban Polluzha (pas vdekjes) për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryengritja e komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica me bashkëluftëtarët e tyre, ishte shprehja më e mirë e mospajtimit të Kosovës me robërinë e re të diktaturës komuniste, pas Luftës së Dytë Botërore.

Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane themelet i ka në gjakun dhe kontributin e figurave të mëdha historike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë