Loading…
1.2 milionë euro derdhen për rrugët e Gjakovës
  • 03/09/2018 | 15:06

...

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në shoqërinë e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, sot përuroi tri rrugë në fshatrat e Gjakovës.


Këto rrugë kanë një rëndësi të madhe për qytetarët të cilët i gravitojnë ato, duke shtyrë përpara kompletimin e infrastrukturës rrugore të Gjakovës dhe rritjen e perspektivës së turizmit në këto fshatra.

Rrugët që u përuruan janë:

Rruga Bardhaniq-Dashinoc, me gjatësi prej afro 7 kilometra dhe me kosto prej mbi 600 mijë euro.

Rruga Skivjan-Novosellë, me gjatësi prej 2 kilometra dhe me kosto prej mbi 200 mijë euro dhe

Rruga Pnish-Damjan, që ka gjatësi prej mbi 5 kilometra dhe me kosto prej afro 400 mijë euro.

“ Synimi jonë është që të lidhim mes vete fshatrat e qytetet, t’u ndihmojmë njerëzve në lirinë e lëvizjes dhe të ndihmojmë zhvillimin e vendeve rurale” deklaroi pos të tjerash ministri Lekaj.

Por premtoi se këto nuk do të jenë projektet e fundit për Gjakovën, e cila ishte pak e pranishme në hartën e investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës, qeverisjen e kaluar. Ai theksoi se janë në përmbyllje të ciklit të mbështetjes së komunave në mbarë vendin, në vlerë prej 42 milionë euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë