Loading…
1 shqiptar i ‘tërbon’ 200 serbë, u del para me flamurin kuq e zi në Vjenë |VIDEO
  • 24/06/2018 | 23:10

...

Humbja 1-2 me Zvicrën i zhgënjeu fort tifozët e Serbisë, sidomos  pasi Shaqiri e Xhaka festuan duke bërë shenjën e shqiponjës dykrenare.


Në njërin prej kryeqyteteve të Europës ku jetojnë më shumë serbë, në Vjenë të Austrisë, ka ndodhur një skenë e pazakontë.

Në njërin prej lokaleve të lagjes Otakring, ishin mbledhur rreth 200 tifozë me flamuj të Serbisë, përcjellë GazetaMetro.net

E as në Vjenë ata nuk i ndalën koret raciste që bëjnë thirrje për veprime çnjerëzore.

Në videon e  mëposhtme, shihen këta tifozë duke kënduar “mbyte, mbyte, mbyte shqiptarin …”.

Në ato momente pranë lokalit me veturë kaloi një shqiptar. Ai e ndali veturën midis rrugës, nxori flamurin kuq e zi dhe u doli përpara e ua hapi para syve.

Ndërhyri policia austriake që e detyroi të kthehej në veturë, ndërsa nga pas i sulen tifozët e egërsuar serbë. Sidoqoftë, me intervenimin e policisë, tifozët serbë u kthyen mbrapsht /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë