Loading…
10 arsye përse duhet të konsumoni çokollatën e zezë
  • 19/10/2017 | 19:24

...

Çokollata e zezë, që përgatitet nga farat natyrale të bimës së kakaos është me të vërtetë një ushqim i mrekullueshëm dhe me shumë anë pozitive për organizmin.


Më poshtë po ju listojmë disa nga përfitimet më kryesore:

Ka shumë vlera ushqyese
Çokollata e zezë me përmbajtje mbi 70% kakao është një burim i pasur me shumë vlera ushqyese, ndër të cilat edhe fibra, hekur dhe magnezium.

Është shumë e pasur me antioksidantë
Çokollata e zezë ka shumë përbërës organikë dhe antioksidantë, të tilla si: polifenol, flavanol, katecin etj, që kanë efekte të mrekullueshme për shëndetin.

Përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe tensionin
Falë përbërjes së lartë të flavonideve që gjenden në çokollatën e zezë, ajo ka ndikim në qarkullimin e mirë të gjakut dhe balancimin e tensionit.

Ul rrezikun kardiak
Bazuar në një studim të fundit të kryer në Suedi, njerëzit që konsumojnë sasi të vogla çokollate të zeze, kanë 30% më pak rrezik për atakët kardiak, krahasuar me personat që nuk e konsumojnë atë.

Mbron lëkurën nga dielli
Përbërësit bioaktivë që gjenden në çokollatën e zezë janë shumë të mirë për lëkurën, pasi e mbrojnë atë nga dëmtimet e diellit, përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në lëkurë dhe e mbajnë atë të hidratuar.

Ndihmon kujtesën dhe aftësitë njohëse
Studimet kanë treguar se çokollata e zezë ndihmon në furnizimin e vazhdueshëm të trurit me gjak, që është çelësi drejt një kujtese sa më të mirë si dhe për mirëfunksionimin e aftësive njohëse.

Ul stresin dhe përmirëson humorin
Çokollata e zezë njihet për aftësitë e saj për të rregulluar humorin dhe për të ulur stresin.

Ndihmon në rënien në peshë
Një studim i fundit i Universitetit të Kopenhagen nxori përfundimin se çokollata e zezë me përmbajtje të lartë kakaoje ndihmon në rënien në peshë, pasi krijon ndjesinë e ngopjes.

Parandalon diabetin
Flavonidet që gjenden në çokollatën e zezë ndikojnë në rritjen e oksidit nitrik, që është përgjegjës për rezistencën ndaj insulinës. Disa studime të kryera kanë provuar se njerëzit që konsumojnë rregullisht sasi të vogla çokollate të zezë janë më pak të prirur për të qenë diabetikë, se njerëzit që e refuzojnë atë.

Ndalon diarrenë
Kakao ndihmon në rregullimin e diarresë duke e parandaluar apo ndaluar atë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë