Dje ka qenë Dita Ndërkombëtare e Birrës, ditë kjo që festohet gjithmonë të premtën e parë të gushtit që nga viti 2007, transmeton gazetametro.net
Mirëpo, mund të egzistojnë disa gjëra rreth birres që nuk i keni ditur më heret.
1.Birra është pija e tretë më e njohur në botë ( pas ujit dhe çajit)
2. Në tetor të vitit 1814, një vaskë e madhe e mbushur me birrë shpërtheu në Tottenham. Si pasojë e shpërthimit vdiqen 8 persona.
3. “Beer Mile” është një event ku vrapuesit pijnë një shishe birrë, para secilës xhiro, ku janë katër gjithsej. Rekordi botëror është 4 min e 33 sekonda.
4.Republika Çeke, është shteti ku birra pihet më së shumti.
5. Mesatarja në Britani është 119 litra në vit, nga një person. India dhe Sri Lanka janë të fundit me nga 3.5
6. Në Rusi, birra u klasifikua si pije alkoolike më 1 janar, 2013. Para kësaj klasifikohej si pije joalkoolike.
7. Shprehje që përdoret për birrën : cenosillicaphobia, frika nga një gotë e zbrazur birre.
8. Hulumtimi nga Guiness në vitin 2000 zbuloi se 162.719 litra të birrës kanë mbetur në mustaqet e pirësve.
9. Koleksioni më i madh i shisheve të birrave të pahapura, është bërë nga Ron Werner. Gjithsej grumbulloi 25.866 shishe.
10. Tenenet ka qenë perendia egjiptaine e birrës. /gazetametro.net