Loading…
10 gjëra të thjeshta që përgjithmonë do të ndryshojnë jetën tuaj për të mirë
  • 09/08/2017 | 11:38

...

Koha është për ndryshime pozitive dhe të duhura në jetën tuaj.


Ndryshimet ndodhin, duam apo jo ne, dhe sa më shumë t’i rrezistojmë atyre, jeta bëhet akoma më e vështirë. Por, gjërat gjithnjë mund t’i marrim në duart tona. Ne mund të bëjmë vet këto ndryshime dhe varet nga ne a duam të vendosim apo jo. Edhe atë pa frikë. Kohët e fundit ne shpesh dëgjojmë të dalim jashtë zonës së komfortit, sepse atëherë fillon jeta jonë të ndryshojë. Lexoni më poshtë të gjitha mundësitë se si mund të bëni këto ndryshime.

Gjeni kuptim për jetën

Gjeni se çfarë është për ju e rëndësishme në jetë. Çfarë ju bën të lumtur, a keni ndonjë ëndërr, çfarë dëshironi të arrini, e shumë qëllime tjera ku mund të gjeni vërtetë kuptimin e jetës.

Ëndërroni

Kujtoni fëmijërinë tuaj. Atëherë kemi ëndërruar se si do të jetë jeta jonë kur të rritemi, dhe për ne gjithçka ishte e mundur. Si të rritur ndonjëherë mendojmë se është e ndaluar të ëndërrojmë dhe se asgjë imagjinare nuk mund të arrihet. Por, mos u ndalni asnjëherë, ëndërroni sepse ndonjëherë bëhen realitet.

Vendosni qëllime

Pasi të keni vendosur se çfarë dëshironi që të gjallëroni ëndërrat tuaja, është koha për të përcaktuar qëllimet afatshkurta dhe afatgjate, por mos u bëni shumë e vrazhdë me veten. Vendosni qëllime dhe realizoni ato.

Mësoni që të leni gjërat pas

Në jetë nuk ka vend për keqardhje. Njerëzit të cilët vazhdimisht mendojnë për gjërat që nuk i kanë bërë, humbasin potencialin e tyre dhe mbesin në të kaluarën. Thuani lamtumirë gjërave që kanë kaluar dhe fokusohuni në të ardhmen duke mos humbur energjinë.

Kurrë mos ndaloni së mësuari

Çdoherë mësoni diçka të re, zgjeroni njohuritë tuaja, është e vetmja mënyrë për të ngritur vetëbesimin. Tentoni kah e panjohura, kështu mësimi juaj bëhet akoma më fleksibil dhe i lehtë për t’u përshtatur në situata të reja. Bëjeni mësimin më kreativ dhe inovativ duke mos u ndalur për të lexuar, mësuar gjuhë të reja dhe zotërimin e aftësive të reja.

Bëni diçka që me të vërtetë ia keni frikën

Këtu nënkuptohet të dilni jashtë zonës suaj të sigurisë. Dihet se të gjithë kemi diçka frikë në jetë, ndoshta mund të jetë lartësia, kërcimi me parashutë, paraqitje publike apo diçka tjetër. Thyeni akullin duke ndërmarrë ndonjë lloj frike në duart tuaja, mund të arrini vërtetë sukses nëse mposhtni frikën.

Bëni jetë të balancuar

Me rritjen tonë, ne mundohemi të ushqehemi shëndetshëm, si trupin por edhe trurin tonë. Bëni vendimin që të krijoni një mënyrë jetese të shëndetshme, një dietë ushqyese të ekuilibruar, stërvitje dhe

padyshim do të jetoni një jetë të lumtur e të përmbushur me shumë energji për të gjitha sfidat që janë para jush.

Përballuni me frikën

Frika mund të injorohet por nga kjo nuk keni shumë dobi. Frika na pengon për të jetuar sepse vazhdimisht jemi të lidhur me ndjenjën e pakënaqësisë dhe mos-përmbushjes. Shikoni frikën në sy dhe merrni kontrollin për jetën tuaj.

Pranoni veten

I vetmi person që mund të bëjë ndryshime në jetën tuaj është vetvetja, dhe si do që të jetë e mundur ju duhet ta duani veten, të jeni të guximshëm dhe të bëni diçka të çmendur. Mos u mërzitni në lidhje me atë se çfarë të tjerët mendojnë, nëse për ju është e drejtë, atëherë vetëm kjo ka rëndësi.

Shijoni çdo moment

Ne shpesh herë jemi të zënë nga obligimet e jetës dhe harrojmë të shijojmë momentet e lumturisë. Mos anashkaloni të tashmen, jini mirënjohës për atë që tashmë e keni, ky është arti i të jetuarit në këtë moment. Dhe ndihmoni të tjerët sipas nevojës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë