Loading…
10 gjërat e bukura kur ke një vajzë
  • 01/06/2018 | 23:42

...

Fëmija është bekim për çdo çift! Si fryt dhe finalizim i një historie dashurie, konkretizimi me një foshnje për dy partnerët është gjëja më e bukur që mund t’i ndodh gjithkujt. Sidomos kur bëhet fjalë për një vajzë!


Edhe pse, shoqëria shqiptare na ka dëshmuar ndër vite e dekada se djemtë janë më të dëshiruar, kjo me shpjegimin e vetëm se ata mund të martohen më vonë e të lindin fëmijë që trashëgojnë mbiemrin e familjes, sërish nuk ka vend për panik. Qetësoheni dhe merrni frymë thellë…Nëse jeni në pritjen e ëmbël të një vajze, apo Zoti sapo iu ka bekuar më një vajzë, ky është momenti për të kuptuar thelbësisht arsyet se pse duhet të jeni prindërit më të lumtur në botë kur keni një vajzë. Nuk thonë kot: “Kush ka vajza botën ka”! Ne po ju rendisim 10 pikat më të forta!

Akesorët

Nëse ka një gjë për të cilën vajzat janë të adhurueshme, janë pikërisht aksesorët. Ato për flokë, fjongo, kapëse me ngjyra, kordele, e më vonë me kalimin e kohës, vëthët e vegjël, byzylykët, i bëjnë ato të duken si kukulla në miniaturë. Çdo ditë mund të eksperimentosh me look-un e tyre, sepse vajzat e krijojnë këtë hapësirë më së miri.

 

Veshjet

Janë një tjetër pikë e fortë që lidhet direkt me to! Mund t’i veshësh me rozë, mund të luash me tonalitete ngjyrash të ndezura, mund të zgjedhësh fustane sipas moshës, çanta të vogla, këpucë me fjongo, e plot gjetje të tjera interesante që e bëjnë vajzën tuaj të duket shumë stylish.

Goca babit

Dihet botërisht! Vajzat lënë kokën pas baballarëve. Ndoshta, shpjegimi i vetëm është brishtësia, ose lidhja e ngushtë që ato krijojnë me babanë, njësoj siç djemtë krijojnë me nënat. Pa asnjë dyshim, vajzat janë shumë protektive ndaj baballarëve të tyre.

Përkëdhelitë

Edhe nëse ke pasur një ditë të tmerrshme në punë, ke kaluar orë të zgjatura në takime, dhe gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve, sapo futesh në shtëpi dhe ndeshesh me shikimin dhe buzëqeshjen e vajzës tënde, apo përkëdhelitë që këto të fundit i japin pa kursim, atëherë e gjithë lodhja zhduket si me magji. Djemtë për nga natyra janë më të tërhequr, më të ftohtë. Ndryshe ndodh me vajzat…

Kujdesi që tregojnë ndaj prindërve

Edhe pse martohen, dhe krijojnë folezën e tyre të re të familjes, me bashkëshortin e fëmijët, sërish vajzat e kthejnë kokën tek dera e prindërve, tek vëllai, tek motrat. Është në natyrën e vajzave që të jenë të kudo gjendura, për çdo problem apo situatë që kalohet në familjen e prindërve. Ndaj, na besoni jeni me fat nëse jeni prindër të një vajze.

Janë më të qeta

Përgjithësisht, ato janë të qeta, dhe veprojnë pa zhurmë, pa bujë në gjithçka bëjnë në jetën e tyre. Sidomos kur maturohen dhe ndjekin objektivat në fusha të ndryshme të jetës, si shkollim, punësim, etj. Ndryshe nga meshkujt. Ata janë më të zhurmshëm, shpesh më agresiv, pa argumenta dhe kokëfortë. Ama, kjo e fundit gjithsesi nuk është arsye që të mos i doni fëmijët djem, përkundrazi. Kanë edhe ata plot motive të forta se pse janë qenie të rëndësishme në familje e shoqëri.

Kur martohen lidhen më shumë me familjen

Deri në momentin që janë nën çatinë e prindërve, i gjithë fokusi i tyre rrotullohet brenda asaj hapësire, mes prindërve, motrës apo vëllait. Por, pasi martohen, ato kuptojnë më në thelb rëndësinë e familjes, dhe kjo i bën që të jenë akoma më të lidhura me çdo pjesëtar të familjes së re, por edhe me rrënjët e gjenezës së tyre.

Të ndihmojnë në punët e shtëpisë

Ndoshta mund ta kishit harruar, por përgjithsisht vajzat janë më krahë pune, sidomos në ato të shtëpisë. Nuk nddh njësoj me djemtë. Ata e kanë mendjen tek shokët, tek shoqet, tek argëtimi, tek orët e gjata larg shtëpisë. Vajzat janë vërtet ndihmesë e madhe në këtë aspekt.

 

Ajo do të vishet si ju

Një tjetër anë pozitive e të pasurit vajzë, është fakti që ajo imiton nënën jo vetëm në sjellje, por më shumë në stilin e veshjes. A nuk ju bëjnë për të qeshur ato momentet kur vajzat e vogla marrin këpucët me takë të mamave dhe dalin para pasqyrës për të parë veten si duken? Apo kur vendosin varëse? Apo kur lyhen me buzëkuqin e mamit? Të gjitha këto situata janë kaq të lezetshme kur je mama e një vajze.

Janë qenie të brishta

Nga vet natyra e femrës, si një qenie më e brishtë se meshkujt, por assesi më e dobët(faktet kanë dëshmuar se femrat mund të jenë lidere shumë të suksesshme dhe me një karrierë brilante), vajzat shpesh kanë nevojë për suportin e meshkujve, në shumë sfera të jetës. Të kuptohemi, kjo nuk i bën ato të ndihen të pambrojtura, por thjesht prania e një mashkulli në krah është më shumë çështje sigurie.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë