Loading…
10 kombinimet më të mira të horoskopit që padyshim përbëjnë çiftet perfekte!
  • 03/12/2017 | 13:51

...

Kur vjen puna te marrëdhëniet romantike këtu janë kombinimet më të mira të çifteve të zodiakut: 

1. Luani dhe Peshorja

Natyra agresive e luanit do të zbutet nga një karakter i qetë dhe i balancuar i peshores. Të dy do të gjejnë ekuilibër dhe mirëkuptim dhe do të bëjnë një çift të përsosur.

2. Peshorja dhe Binjakët

Ashtu si Peshorja, Binjakët kanë një natyrë të qetë dhe paqësore së bashku me aftësitë e mëdha të komunikimit. Të dy do të stimulojnë intelektualisht njëri-tjetrin dhe në një mënyrë paqësore dhe harmonike gjithmonë do ti përfundojnë zënkat.

3. Dashi dhe Ujori 

Këto dy shenja kanë shumë energji dhe marrëdhënia e tyre është njëkohësisht emocionuese, por edhe stresuese. Së bashku ata janë në gjendje të arrijnë qëllimet për shkak të vendosmërisë që dashi ka dhe vizionin e ujorit për gjëra të ndryshme. Krijimtaria e tyre gjithmonë do t’i bëjë ata të kërkojnë për aventura të reja.

4. Gaforrja dhe Dashi 

Këto janë një shembull që të kundërtit  tërheqin sepse gaforrja është emocional dhe i ndjeshëm ndërsa dashi  është i guximshëm dhe karizmatik. Të dy do të ndihmojnë njëri-tjetrin të kapërcejnë dobësinë e tyre dhe do të përmirësojnë personalitetet respektive.

5. Peshqit dhe Dashi

Peshqit nuk mendojnë shumë për pasojat dhe janë impulsivë. Dashi gjithmonë e di atë që dëshiron dhe do të bëjë gjithçka për ta arritur. Edhe pse marrëdhënia e tyre do të jetë gjithnjë emocionuese dhe super romantike, spontaniteti mund ti sjellë probleme.

6. Peshqit dhe gaforrja

Të dyja këto shenja janë emocionale dhe të ndjeshme prandaj marrëdhënia e tyre me siguri do të jetë shumë e gjatë. Kjo për shkak të natyrës së kujdesshme të gaforres dhe spontanitetit të peshqve.

7. Shigjetari dhe Luani 

Të dyja janë shenjat e zjarrit. Në lidhjen e tyre me siguri nuk mungojnë momentet “e çmendura”. Marrëdhënia e tyre do të jetë energjike dhe gjithmonë do të kërkojnë aventura të reja.

8. Bricjapi dhe Demi

Personalitetet e tyre do t’i sjellin stabilitet në marrëdhënie, por gjithashtu nuk do të dinë si të relaksohen. Po, jeta është serioze, por duhet të marrësh një pushim dhe të relaksohesh pak.

9. Ujori dhe Binjakët

Ata gjithmonë gëzojnë një diskutim të mirë dhe do të ruajnë ekuilibrin e fortë romantik. Dinë se kur duhet të tërhiqen dhe t’i japin partnerit  kohë.

10. Luani dhe Akrepi

Për shkak se luani gjithmonë dëshiron që dikush t’i japë admirim dhe komplimente,  Akrepi është gjithmonë i mirë me fjalët e tij.  Të dy bashkë janë një kombinim perfekt, edhe pse ndonjëherë mund të jenë shumë posesivë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë