Loading…
10 kriminelët që tmerruan botën, mes tyre edhe dy gra
  • 04/01/2018 | 18:32

...

U bënë të njohur për numrin e shumtë të vrasjeve që kanë bërë në të kaluarën, mënyrën se si i vrisnin viktimat e tyre, ose për rëndësinë e njerëzve që ata vrisnin.


Kjo është lista e 10 kriminelëve që “tronditën” botën.

Lordi meksikan i drogës, Joaquin Archivaldo Guzman është cilësuar si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë. Para se të arrestohej ai kishte një pasuri prej 1 bilion dollarësh.

James Burke i njohur me nofkën irlandezi do të mbahet mend gjithmonë për vrasjet brutale të një numri të madh njerëzish që kreu në vitet 1970.

Jacques Mesrine njihet si krimineli modern francez, i cili do të mbahet mend për shkak të operacioneve plastike të fytyrës. Nofka e tij ishte njeriu me 100 fytyra.

Frank Costello i njohur si kryeministri ishte bos i krimit italian që njihej për popullaritetin e tij si një ndër liderët e grupeve kriminale më të rrezikshëm në SHBA.

Semion Mogilevich i njohur si zoti i mençur sepse kishte një diplomë në ekonomi është kryetari i krimit të organizuar në Ukrainë.

Griselda Blanco e njohur si kumbara e kokainës ishte drejtuesja më e madhe e tregtisë së drogës në Majemi.

Lordi kolumbian i drogës, Pablo Escobar kontrolli disa perandori droge dhe vrau mijëra njerëz në të gjithë botën.

Al Capone ishte një gangster amerikan që ia dedikoi jetën e tij kontrabandës së pijeve dhe prostitucionit.

John Gotti u konsideruar si krimineli i fundit i stilit hollivudian, një njeri që shkonte në sallën e gjyqit dhe dilte sërish, i pafajshëm.

Ksie Kajping një kriminele kineze e cila njihet me si kumbara. Ajo zotëronte makina dhe vila të shumta luksoze.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë