Loading…
10 opsione interneti falas për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj në biznes
  • Jan 2, 2017 | 19:52

...

Nëse jeni duke menduar për të filluar një biznes, ju duhet të  përdorni në mënyrën sa më të mirë buxhetin tuaj, të keni kujdes në menagjimin e tij, dhe të kursesni sa më shumë.


Gazetametro.net sjellë për ju disa nga mjetet të përshtatshme ekonomikisht për ta bërë më të lehtë hapjen e biznesit tuaj të ri që planifikoni ta bëni.

Launchrock: Launchrock ju ndihmon për të krijuar një nisje të shpejt e të thjeshtë informimi për klientët tuaj, dhe lejon ata të nënshkruhen në listën tuaj të postës elektronike. Në këtë mënyrë, ju mund të merrni një listë të njerëzve të interesuar në biznesin tuaj para se ju në të vërtetë të filloni punën.

•Madmimi: Madmimi është shumë e mirë për të bërë marketing përmes e-mail. Kjo është një mënyrë e mirë biznesi për të krijuar diçka të re, dhe është pa para deri në një sasi të caktuar të kontakteve.

•Google Analytics: Google Analytics është një nga mjetet më të mira për të gjitha bizneset. Kjo ju lejon të njihni vizitorët e biznesit tuaj, mund të shikoni se sa kohë ata kanë vizituar faqen tuaj, cilat faqe kanë vizituar dhe nga cili vend janë ata.

•Hiver: Hiver e kthen Gmail tuaj në një Helpdesk. Ju mund të bëni porosi të veçanta për shokët tuaj  në një Sidebar. Ajo është falas për përdorim deri në 3 përdorues.

•SurveyMonkey: SurveyMonkey është një mjet i madh anketimit jo vetëm për sipërmarrësit, por për të gjithë. Faqja e saj është shumë e thjeshtë. Ju mund të projektoni, të krijoni, të botoni, të bëni sondazhe të ndryshme dhe pastaj, Survey Monkey analizon rezultatet tuaja.

•Evernote: Evernote bën më të lehtë për të ruajtur shënimet tuaja në çdo format dhe të ndajë atë me të gjithë ata që ju dëshironi. Ju mund t’i shikoni këto shënime kur të dëshironi nga çdo paisje sepse ajo janë ruajtur paraprakisht.

•Slack: Slack është një aplikacion i mesazheve për ekipet. Kjo ju lejon të organizoni mesazhet e punës në një vend të vetëm. Ai gjithashtu ju mundësoni të ndani fotografitë me këdo që ju dëshironi.

•Dropbox: Dropbox është shumë e përhapur për të gjithë përdoruesit, jo vetëm për ata të bizensit. Kjo ju jep 2GB hapësirë të lirë në mënyrë që ju mund të ruani gjërat tuaja të rëndësishme dhe t’i hapni ato fotografi nga çdo pajisje që ju dëshironi.

•Google Hangout: Google Hangout ju mundëson të bëni një videoingjizim nga takimet tuaja, me një adresë Gmail, dhe ta shpërndani atë me të gjithë miqtë tuaj.

•Trello: Trello ju mundësoni të organizoni projekte të çdo madhësie. Ju mund të organizoni punën tuaj në një mënyrë shumë të thejshtë, të bëni komente dhe të bashkëpunoni me të tjerët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë