Loading…
10 problemet që ju paraqiten në telefon apo kompjuter të cilat nuk duhet t’i anshkaloni |FOTO
  • 06/07/2018 | 09:54

...

Nëse përdorini një telefon apo kompjuter, gjë që është e sigurtë, atëherë mund të ketë probleme me të cilat ju përballeni çdo ditë derisa i përdorini ata.


Shumë shpesh këto probleme edhe ua ndalojnë punën të cilën ju jeni duke e përfunduar, transmeton gazetametro.net

Ja disa probleme në pajisjet e juaja elektronike që nuk duhet ti lini anash dhe duhet të gjeni zgjidhje për to:

1.)    Ngadalësimi
Nëse telefoni apo kompjuteri juaj punon shumë ngadal dhe nuk është shumë i vjeter, atëherë është e mundur që pajisja të ketë ndonjë problem ose virus. Kjo ndodh më shumë me kompjuterët, mirëpo këto probleme mund të shfaqen edhe te telefonat “smart” gjithashtu, prandaj është më mirë që ti rregulloni këto probleme.

2.)    Sjellje e papritur


Nëse ndonjë aplikacion monitorimi ka gjetur rrugën e tij për të hyrë në kompjuterin ose telefonin tuaj, mund të shfaqet në disa mënyra të ndryshme, duke përfshirë sjelljen e papritur brenda aplikacioneve dhe sistemin operativ – pothuajse sikur një fantazmë të funksionojë brenda sistemit tuaj.
Ky problem bënë që në pajisjen tuaj të ndodhin gjëra për të cilat ju nuk keni kërkuar.

3.)    Ju vijnë emaile të papritura
Emailet e papritura janë një problem tjetër të cilin nuk duhet ta injoroni, e sidomos kur ju vijnë nga njerëz apo kompani për të cilat nuk keni dëgjuar kurr.
Nëse dikush apo diçka po përdor emailin tuaj, atëherë kjo do të thotë që ata përdorin edhe informacione të tjera të juajat. Nëse nuk ia keni idenë se nga vijnë është mirë që ta kontrolloni llogarinë tuaj në mënyrë që të shihni nëse ka ndonjë rregullë për të cilët ju nuk jeni të informuar.

4.)    Rregullimi i sistemit është i ndalur


Viruset janë ata që më së shumti e ndalin programin i cili i largon viruset, nëse ju e keni regjistruar programin e sigurisë mirëpo përsëri keni viruse apo shenja të tjera paralajmëruese, atëherë është mirë që të merrni programet si Microsoft Safety Scanner ose ClamWin Portable.

5.)    Aplikacionet ndryshojnë vet, pa dijeninë e juaj
Ashtu siç ndalet rregullimi i sistemit në telefonin apo kompjuterin tuaj, edhe aplikacionet e ndryshme ndryshojnë pa dijenin tuaj. Shembulli kryesor është kur faqja kryesore në kompjuterin tuaj, ndryshon. Mirëpo mund të ketë edhe probleme të tjera si: ndryshime në ndërfaqen e programit, ose mund të hiqen disa opsione ose të shfaqen disa faqe shtesë.

6.)    Ju vijnë shumë mesazhe pop-up


Mesazhet pop-up janë pjesë e çdo web’i dhe sistemi operativ, dhe të shihni ndonjë sa herë që ju provoni të ruani diçka. Mirëpo nëse në telefonin apo kompjuterin tuaj vijnë më shpesh dhe jo vetëm kur doni të ruani diçka, atëherë është një çështje që duhet ta shikoni më thellë.
Kjo ndodhë më shpesh me shfletuesin, mirëpo mund të jetë diçka që ndikon edhe në sistemin e pajisjes.

7.)    Ndalje të rastësishme dhe probleme me shpejtësinë
Më herët i cekëm ngadalësimet në program, mirëpo as ndaljet e rastëishme nuk janë një problem që duhet ta injoroni, pasi që këto nuk janë probleme që ndodhin një apo dy herë, por ndodhin çdo ditë dhe e pengojnë punën tuaj.

8.)    Bateri shumë e dobët


Dihet që bateritë e telefonave dhe laptopave dobësohen me kalimin e kohës, në një periudhë mbas katër vjetëve pajisja nuk do të jetë e njejtë si atëherë kur e nxorrët nga kutia.
Mirëpo nëse keni telefon apo laptop të ri dhe bateria nuk punon si duhet apo hargjohet shumë shpejtë, atëherë mund të jetë ndonjë problem që shkaktohet nga sistemi ose keni ndonjë problem me mbushësin tuaj.

9.)    Nga telefoni apo kompjuteri vijnë zhurma të quditshme
Nëse kompjuteri juaj po bënë zhurma të çuditshme, atëherë kjo është një shenjë që pasjisja është dëmtuar dhe ka mundësi të mos punojë më.
Për këtë arsye është mirë të përdorni programin DiskCheckup i cili i identifikon problemet në hard diskun e kompjuterit.

10.) Memoria e telefonit tuaj mbushet pa pasur shumë aplikacione


Nëse ndonjëri nga aplikacionet në telefonin tuaj po zë hapërisë më shumë se sa që duhet, atëherë ju duhet ta shikoni memori kartelën e telefonit apo kompjuterit tuaj edhe një herë. Kjo mund të jetë për arsye që ndonjëri nga programet mund të jetë duke zënë vend më shumë se sa që duhet, ose mund të ketë diçka në pajisjen tuaj për të cilën ju nuk jeni në dijeni./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
...
  • 22/09/2018 | 08:57
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë