Loading…
10 vetitë shëruese të bajames
  • 05/08/2018 | 10:09

...

Bajamet janë fruta të thata të cilat ndihmojnë për të pasur një organizëm të shëndetshëm. Duke ngrënë vetëm një grusht bajame në ditë, nuk e keni idenë çfarë të mire i bëni vetes. 


Disa nga të mirat shëndetsore janë:

Në lidhje me zemrën
Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajnë në nivele të ulët LDL kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur. Vetëm duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë.

Ndihmon në humbje peshe
Edhe pse bajamet kane nivele te larta yndyre, ndihmojnë për të humbur peshe. Bajamet përmbajë yndyra te ngopura te cilat bëjnë të ndiheni te ngopur shpejt e ne këtë mënyrë të ndaloni mbingrënien. Për këtë nuk duhet te kalohet masa një grusht ose 12 kokrra.

Ideale për diabetikët
Bajamet kane shume proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato janë ideale për diabetikët dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.

Kujdesi i lëkurës
Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumështi i bajameve janë nga përbërësit kryesor në prodhimet e kremrave te lëkurës. Produktet e bajames mbrojnë lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.

Mban ulur presionin e gjakut
Bajamet kane shume kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja është ideale si ushqim.

Ndalon kancerin e zorrës së trashë dhe kapsllëkun
Bajamet janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojnë në rregullimin e brendshëm dhe pastrojnë traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojnë trupin tonë për të luftuar kancerin e zorrës së trashë.

Bajamet në shtatzani
Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor për mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës në mënyrë të shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër.

Përforcues të energjisë
Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato përforcues te energjisë. Kur te ndiheni te lodhur hani një grusht bajame me mire sesa te konsumoni psh pije energjike.

Ushqimi i trurit
Bajamet shume mire kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhir që të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshëm për fëmijët në rritje.

Mjekësia kineze
Mjekësia tradicionale kineze përdor bajamet si tonik për të lehtësuar spazmat, ënjtjet, zemrën dhe muskujt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë