Loading…
100 milionë euro kredi më 2016 nga institucionet mikrofinanciare
  • Jan 7, 2017 | 11:43

...

Rreth 100 milionë euro është shumë e kredive që qytetarët e Kosovës kanë marrë vetëm nga institucionet mikorfinanciare gjatë vitit 2016. Ato janë dhënë kryesisht për bizneset të cilat udhëhiqen prej grave dhe me 30 për qind të kredive janë dhënë për zhvillim të sektorit të bujqësisë.


Këto i ka bërë të ditura Arsim Bruqaj, përfaqësues i Asosacionit të Institucioneve Mikrofinanciare në Kosovës (AMIK). Bruqaj ka treguar se sfidë për këto institucione mbetet krijimi i bazës ligjore. Ai shpreson që në vitin 2107 të rregullohet edhe baza ligjore.

“Institucionet Mikrofinanciare, vazhdojnë me dhënë kontribut të rëndësishëm dhe të pa zëvendësueshme në kuptimin e shërbimeve financiare, në atë të përfshirjes në ndërmjetësi financiare. Gjatë viti 2016 të gjitha institucionet së bashku i kanë marrë rreth 100 milionë euro kredi të shpërndarave ne rreth 48 mijë klient. Mesatarja e kredisë është rreth 2 mijë euro, kjo i ndikon shërbimeve financiare për atë pjesë, për atë kategori të shoqërisë, që nuk kanë qasje në shërbimet financiare”, tha Bruqaj.

Ai po ashtu ka thënë se veprimtaria e Institucioneve Mikrofinanciare përveç ofrimit të kredive kanë të punësuar rreth 800 punonjës që operojnë në 100 degë.

“Në kuptim të strukturës të portofolit 30% të gjitha kredive të cilat i përmenda më herët janë dhënë në sektorin e bujqësisë edhe në këtë pikë institucionet mikrofinanciare janë duke dhanë një kontribut shumë të madhe në ekonomitë e vogla familjare anë e mbanë Kosovës. Në kuptim të kontributit direkt duhet të përmend faktin që institucionet punësuan rreth 800 punëtor qe operojnë në 100 degë…Po ashtu me rendësi është që në pjesën më të madhe e këtyre kredive shkojnë për kryefamiljarët, menaxheret e biznesit të grave”, tha Bruqaj.

Bruqaj po ashtu ka treguar se këto institucione financiare kanë performancë pozitive të portofolios së kredive dhe që në këtë drejtim nuk kanë shqetësime. Po ashtu sipas tij vitin 2016 kanë pasur rritje për 20 % në krahasim me periudhën e njëjte të vitit 2015.

“Performanca e portofolit të kredive të Institucioneve financiare është e shëndetshme. Rritja ka qene shume e shëndetshme. Nuk kemi ndonjë shqetësim të jashtëzakonshme në kuptim të kredive të këqija apo të kthimit të kredive. Rritja është diku mbi 20 për qind. Kjo rritje lidhet edhe me ekonominë por edhe me rrjedhën dhe zhvillimin në sektorin financiare. Një pjesë e kësaj rritje i dedikohet edhe tërheqjes së disa bankave prej kredive të vogla”, tha ai.

Bruqaj, shpreson që vitin 2017 të rregullohet edhe baza ligjore për veprimtarinë e Institucioneve Mikrofinanciare. Më rregullimin e kornizës ligjore IMF-të do të ofrojnë produkte më të mira për ekonominë e vendit.

“Sfida kryesore, ne si industri e shohim që të kemi një kornizë rregullative të kompletuar. Ne po punojmë me Ministrinë e Financave, BQK-në, Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, që ta përmbyllim këtë kornizën ligjore. Në qoftë se kjo ndodh, gjatë pjesës së parë të vitit 2017 atëherë ne jemi të bindur që do të kemi edhe produkte më të mira edhe më të lira. Për arsye se kjo për klientin është shumë e rëndësishme. Gjithsesi mbetet të shihet se si do ta menaxhojmë bashkërisht këtë reformë rregullatore”, tha Bruqaj.

Institucionet Mikrofinanciare , janë institucione që lëshojnë kredi për biznese të vogla, amvisëri. Në Kosovë veprojnë dhjetë institucione të tilla.

Institucionet financiare rregullohen dhe mbikëqyren nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë