Loading…
11 fraza që nuk duhet t’i thoni dikujt që është në depresion
  • Jan 4, 2017 | 22:07

...

Një person në depresion mund të jetë shumë i ndjeshme dhe i prekshëm. Ndonjëherë një fjalë e gabuar mund ta përkeqësoj gjendjen e tij të vështirë të mendjes.


Ata duhet këshilluar me fjalë të mira, fjalë momenti që nuk e ngacmojnë mendjen e tyre, për të mos i bërë të parëndësishëm në prezencën tuaj. Mos i fol për mangësitë që kanë, po numëroja të mirat dhe mos e krahaso me askëndë.

Gazetametro.net rekomandon me anë të këtij artikulli disa fjalë që nuk duhet thënë atyre asesi për të mos i lënduar më shumë.

  • Të tjerët kanë probleme shumë më të mëdha se ju.
  • Qetësohu! Depresioni nuk zhduket brenda natës!
  • Jeta është e padrejtë.
  • Mos i kushto kohë vetëm të keqes, mendo për të mirat.
  • Jeta vazhdon.
  • E di si ndihesh, kam qënë edhe unë në depresion.
  • A nuk e vëren se je bërë shumë egoiste.
  • Dil pi një birrë, mos mendo tërë kohën!
  • Ti je shumë keq, po e shoh!
  • Të ka lodhur jeta, të kuptoj.
  • Mos ndjej keqardhje për veten.

Mos ia thuaj këto sepse e bën ta pranoj gjendjen e tij, dhe të mos marr guximin të luftoj për ta mposhtur!

Këto fraza janë shumë të gabuar t’u thuash njerëzve që janë drejt depresionit, ose në të. Në vend që t’i numërosh persona që njeh që kanë këtë gjendje, më mirë ftoje për të dalur dhe nxite të flas diçka rreth vetes, të kaluarës, ose foli ti diçka që e di se i ka pëlqyer ta dëgjoj më herët. Asesi mos ia prano se problemin si të pazgjidhur, duke i krahasuar atë gjendje me tënden nëse të ka ndodhur ty, kështu e mërzit duke mos i kushtuar rëndësi emocioneve të përizera që ndjejnë ata.

Depresioni është një sëmundje e cila nuk kalohet lehtë, andaj duhet të keni kujdes me personat që bien në grackën e tij. Atyre mund t’u ndihmosh duke e bindur se jeta është e mirë, merri shembuj të mirë po asesi mos i trego sa e rëndë është gjendje, e as mos e krahaso me askëndë, sepse  e bënë të ndjehet sikur nuk po i kushton rëndësi dhe po flet me të dëgjuar. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë