Trupi i njeriut është një sistem kompleks dhe shumë i ndërlikuar, i cili pavarësisht studimeve mijëravjeçare ende i befason studiuesit me të rejat që zbulojnë ata çdo ditë.
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa nga kuriozitetet më interesante të trupit të njeriut.
1.Në trupin tonë ekzistojnë 37 trilion qeliza.
2.Nëse rrudhat tuaja do të përhapeshin do të arrinin masën e një këllëfi jastëku
3.Njeriu i rreh qerpikët e syrit mesatarisht 4.200.000 herë gjatë vitit. Gjithashtu qerpikët janë qimet më të forta te njeriu
4. Pa gishtin e vogël, njeriu do të humbte 50% të fuqisë së dorës
5. Një person prodhon rreth 600 milimetra pështymë çdo ditë.
6. Çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere
7. Veshët tanë rriten gjatë jetës me 1/4 e një milimetër në vit
8. Organi më i madh i organizmit tonë është zorra e vogël (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezët “small intestine” është 4 herë më e gjatë se gjatësia mesatare e një njeriu të rritur
9.Kur qeshim truri aktivizon 17 muskuj të fytyrës, ndërsa kur qajmë aktivizohen 43 muskuj
10. Shpejtësia e teshtitjes së njeriut është 160 km/orë
11. Muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha dhe kocka më e fortë e trupit është nofulla