Loading…
14 ferma në Zvicër kërkojnë punëtorë, kjo është paga
  • 13/09/2018 | 09:02

...

“Punë ka, por s’ka profesionistë”. Kjo është shprehja që përdor gjithmonë kreu i qeverisë për të zbutur apo mbuluar papunësinë që ka kapluar vendin. Të gjithë e dimë si është situata e punësimit në vend, ndaj të shumtë janë personat që i janë drejtuar emigrimit për të siguruar të ardhura.

Një nga vendet që është në krizë për punëtorë është Zvicra, ku qeveria dhe sindikata e fermerëve kanë ndërmarrë fushata për të rregulluar tregun e punës dhe riintegrimin e refugjatëve.

Janë rreth 14 ferma që kërkojnë refugjatë për një vend pune të përkohshme, për të cilën do të paguhen 3200 franga në muaj.

Kanë qenë vetëm 6 ferma që kanë mundur të gjejnë punëtorë, ndërsa pjesa tjetër e anuluan ofertën e tyre.

Kjo për faktin se nuk gjetën refugjatë.

Ky projekt ka ende kohë deri në 2018 ndërsa në njoftimin e tij Sekretariati Federal për Migracion bën me dije se kjo do t’i ndihmojë azilkërkuesit dhe refugjatët që të integrohen më mirë dhe të mësojnë një nga katër gjuhët e vendit.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë