2500 deri në 3000 shtetas shqiptarë dhe kosovarë jan tranpsortuar ilegalisht për në Francë nga një zinxhir i emigracionit të paligjshëm sipas mediave franceze. 14 personat e arrestuar në mars duke përfshirë 9 prej tyre janë paditur këtë javë.
Shqiptarët paguanin rreth 200 euro deri në 2000 për person për të shkuar në Francë, për këtë shumë shtohen kujdesi dhe mbështetja, çka i ka sjellë rrjetin rreth 600 mijë euro fitime.
Personat e arrestuar po akuzohen për emigracion të paligjshëm, hyrje e pautorizuar dhe qëndrim i paligjshëm në territorin francez, tre persona janë burgosur deri tani, shkruan gazetametro.net.
“Hyrjen e paautorizuar apo qëndrimit të paligjshëm të të huajit në territorin francez nga një bandë e organizuar,” tha
Frederic Nahon, prokurori i Chaumont (Haute-Marne)
Prokurori Frederic Nahon ka treguar se autobusët po largohen na Shqipëria për të marrë udhë deri në Francë, Itali, Gjermani dhe Belgjikë.
“Autobusët largoheshin nga Shqipëria, duke kaluar nëpër vende të ndryshme dhe duke ardhur deri në Francë, duke bërë depozita në vende të tjera si Italia, Gjermania dhe Belgjika”, tha ai.
Pasagjerët kosovarë ose shqiptarë u lanë në Francë kryesisht në Metz dhe Strasburg, me një mesatare prej katër autobusësh në javë. Njerëzit gjithashtu arritën në Francë me aeroplan, në Roissy ose Beauvais në veçanti.