Loading…
14 vjeçja nga Kosova që po bëhet e dashur në Holandë
  • 11/03/2018 | 22:26

...

Vlera Kida nga Kosova, është pjesë e The Voice Kids të Holandës.


Vlera është 14 vjeçe dhe ka lindur në Holandë. Prindërit e saj kanë lindur në Kosovë dhe nuk kanë pasur gjithnjë lehtësi në jetë, shkruajnë mediat holandeze, transmeton Koha.net. Prindërit e Vlerës kishin ikur nga vendlindja për shkak të luftës që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1998-99.

Vlera ka një shembull të mirë, sepse edhe Dua Lipa ka prindër kosovarë. Po ashtu, edhe Rita Ora ka lindur në Prishtinë, shkruan Sterren Op TV.

Vlera Kida është duke marrë pjesë në The Voice Kids. 14 vjeçja e di arsyen saktësisht se pse po merr pjesë në këtë program.

“Unë jam pjesëmarrëse e The Voice sepse çdo kush mendon që unë mund të këndoj shumë mirë dhe të gjithë më kanë sugjeruar që të hyjë në këtë program”, tha Vlera.

Ajo tani është duke ëndërruar për një jetë me plot famë.

“Me të vërtetë dëshiroj të bëhem e famshme. Mund të jesh një shembull për shumë njerëz. Mund të shprehësh ndjenjat nëpër kënga dhe ti transferosh ato përsëri, mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë”, ka thënë Vlera, përcjell Koha.net.

Nëse Vlera do të bëhej e pasur dhe e famshme, ajo do të ndihmonte njerëzit e varfër. Edhe prindërit e saj ishin shumë të varfër.

Për herë të parë ajo është shfaqur në Blind Audition në The Voice Kids, ku ka treguar talentin e saj në këndim. Ajo ka zgjedhur këngën e Adeles – “Rolling in the Deep”, me të cilën ka bërë një performancë të jashtëzakonshme me zërin e saj shumë të bukur duke çuar në këmbë publikun si dhe jurinë e këtij programi.

Për më tepër shikoni performancën e saj në video:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë