Loading…
141 të vdekur nga përmbytjet në Japoni |VIDEO
  • 10/07/2018 | 10:08

...

Së paku 141 njerëz kanë vdekur si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë Japoninë perëndimore pas të reshurave të mëdha të shiut.

Kjo është shifra më e lartë e viktimave e regjistruar nga reshjet e shiut në Japoni, që prej tri dekadash. Shpëtimtarët janë duke kërkuar në baltë për të zhdukurit.

Rreth dy milionë njerëz janë evakuuar nga regjioni pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Kryeministri Shinzo Abe ka anuluar udhëtimet e parapara, për shkak të krizës së shkaktuar në vend.

Më shumë se 70 mijë punëtorë, duke përfshirë zjarrëfikësit dhe ushtrinë, janë të përshirë në procesin e shpëtim-kërkimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë