Loading…
15 mijë foshnje kanë vdekur çdo ditë gjatë tërë vitit 2016
  • 19/10/2017 | 08:36

...

 

Edhe pse numri i fëmijëve që vdesin para se të mbushin 5 vjet është ulur shumë, sërish ky numër është i lartë, pasi gjatë vitit të kaluar arriti në 5.6 milionë, që do të thotë që gjatë vitit 2016, kanë vdekur nga 15 mijë foshnje çdo ditë, transmeton Gazeta Metro.


Në raportin e saj vjetor për vdekjet e fëmijëve, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur që shumë nga këto 5.6 milionë vdekje ishin shkaktuar nga sëmundjet e parandalueshme. Gjithashtu, raporti thotë që fëmijët vazhdojnë të vdesin në masë të madhe pa mbushur 28 ditë nga lindja, numër që arrin në 7 mijë çdo ditë.

“Lajmi i mirë është që bota ka bërë përparim të madh në reduktimin e vdekjeve të fëmijëve prej vitit 1990”, thotë Danzen You, një prej autorëve të raportit të OKB’së.

“Numri i vdekjeve tani është më i ulëti në histori, dhe kjo ka ardhur në saje të investimeve që kemi bërë në dekadat e fundit”, tregon ai.

Shteti me shkallën më të lartë të vdekjeve të foshnjave nën 5 vjeç është Somalia, me 133 vdekje çdo 1000 lindje, kurse në Britaninë e Madhe humbin jetën katër foshnje çdo 1000 lindje.

Numri i vdekjeve të foshnjave në përgjithësi shkaktohet për shkak të mungesës së kushteve elementare të jetesës, element ky i pranishëm në Afrikë, Azi dhe zona të tjera të pazhvilluara, vende që konsistojnë me numër të madh të vdekjeve të foshnjave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë