Loading…
Disa fjalë për Kim Mehmetin
  • Nga

  • BUJAR PLLOSHTANI

  • 08/05/2017 | 10:15

...

Të jesh shkrimtar, në radhë të parë duhet të jesh figurë qëndrore për të mbrojtur dhe afirmuar idenë e bashkimit, dhe jo të përçarjes në mes.


Edhe pse, të jesh shkrimtar sot është bërë të jesh dhe fatalisht i kthyer në një arenë të hapur me të gjithë ata që luftojnë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e forcave politike për t’i ofruar një bazë ende më të fortë popullit për ta çliruar nga e keqja e madhe.
Reagimet e përsëritura dashakeqe të Kim Mehmetit për ta sabtouar me mjetet e tij bashkëpunimin e opozitës është një mjet i vjetër i tij, që populli tashmë e di fortë mirë se ai është pasues i shkollave të pushtetit maqedon për të cilën nuk pi ujë.

Ndoshta edhe e kaluara tij në kohën e komunizmit, me saktë misioni i tij diplomatik në Lindjen e mesme në në Irak atë botë i dërguar nga Ministria e Punëve të jashtme të Jugoslavisë, ka ndikuar në ndërtimin e tij “intelektual” megjithate “buka” që e ka ushqyer ate në kohë të komunizmit nga Jugosllavia si duket atë me kohë e ka zhveshur nga petku kombëtar dhe i ka bërë të dyshimtë edhe për kohën e demokracisë dhe pluralizmit politik ne Maqedoni.

Kimi si duket pak e ka paraqitur këtë argument se ka qenë një funksionar i regjimit të Jugosllavisë, po ja që e kaluara len gjurmë kudo. Kimin shqiptarët e Maqedonisë e mbajnë mend edhe si “ideolog” të Kombit Politik. Ai së bashku me Ljubomir Fërçkovskin dhe Teuta Arifin, atë botë mundohej ta promovonte tezën për Kombin Politik, duke u munduar t’i bind shqiptarët se në një far mënyre ta pranojnë Shtetin e Maqedonisë nga baza e Kombësisë.

Këtyre tezave lideri i atëhershëm i PPDSH, Arbën Xhaferi iu dha përgjigjen më të mirë duke i refuzuar me argumente politike dhe filozofike se një gjë e tillë është e pamundur dhe shumë e rrezikshme për shqiptarët. Që atëherë edhe Kimi edhe Fërçkovski por edhe Teuta Arifi e pësuan goditjen dhe fijaskon e parë politike nga Arbën Xhaferi.

Nëse i referohemi “lugatllëkut politik” të Kimit sot i cili don të fshihet pas Partisë me emrin Besa vlerësojmë se të të gjithë deklaratat e tij janë kundër bashkimit të opozitës shqiptare, pasi ai në temelin e tij është i ndërtuar nga një gjuhë e sarkazmës dhe përçarjes së popullit të tij të mbështjell nga një pushtet gjarprues. Udha e tij është shkatërrimi përmbi emrin të cilën ia kanë krijuar të tjerët, dhe tash është momenti që ai ta diktojë këtë fat të hidhur duke ndikuar që mos bashkëpunojë opozita për ta nxjerrë në humbje pushtetin që mori në qafë një popull të tërë.

Një shkrimtari të vërtetë nuk i ngjan kjo për t’i bërë thirrje përçarjes, në vend të bashkimit!

Që ta njohësh një shkrimtar që nuk ka asnjë diplomë meritore, por që në anën tjetër që i ka shërbyer çdo pushteti për të fituar pak pushtet nga pushteti, atëherë është kthesë e madhe e kohës, pasi kur e njeh veprimtarinë e tij, e njeh dhe qëllimin e tij përfundimtar. Është koha e duhur ta njohim një shkrimtar që fshihet pas një Këshilli Opozitar, duke e fundosur më shumë Bashkimin e Opozitës, sesa duke e bashkuar në thelb. Misioni i këtij personi është thellimi i ndasive ne mës opozitës, dhe krijimin e një tuneli që drita mezi shihet. A në fakt drita në fund të tunelit është shpresa e vetme e bashkimit të opozitës, për të përfaqësuar zërin e popullit nga subjekte serioze politike.

Opinioni, sigurisht e di që ai nuk mund të bëjë asgjë për popullin shqiptar, pasi qëllimet e tij janë përçarja e opozitës, që populli shqiptar mos gëzojë të del fitimtar. Për shkakun e një personi siç është Kim Mehmeti, duke ndikuar te Lëvizja BESA me deklarata përçarëse dhe duke i ndikuar idetë e tij te ky subjekt politik, vetëm e vetëm që të mos arrijnë të bëjnë koalicionin opozitar kundrejt pushtetit famëkeq.

Ai është personi që e ka shfrytëzuar pushtetin më së shumti për interesin e tij, dhe është afër mendjes që ai nuk mund të jetë bashkëpunes në asnjë nivel, pos përçarës i vërtetë. Misioni i tij tashmë në Këshillin Opozitar është të luajë politikë të dyfishtë dhe prapë t’i ndihmojë pushtetit të bëjë presion dhe taktizime të ndryshme që opozita të mos arrijë në fund të bashkohet si alternativë kundër pushtetit.

Ai asnjëherë nuk ka mundur të flasë hapur për bashkim opozitar, pos përçarjes, nxitjes dhe revoltës për ta fundosur opozitën, për të cilën populli dhe gjithkush e di që qëllimi tij është sabotimi dhe ndenja sa më e gjatë e pushtetit për ta mpirë sa më shumë fatin e shqiptarëve.

Nëse e rikujtojmë pak a shumë veprimtarinë e tij nëpër institucionet e vendit, ai gjithçka realizoi përmes politikave të atij pushteti famëkeq kundër shqiptarëve, dhe se fundi ishte të fundosë çështjet dhe të relativizoje popullin shqiptar drejt shtypjes dhe torturës. Nëse personi në fjalë i ashtuquajturi Kim Mehmeti arrin të ndikojë që të përçajë sistematikisht bashkimin opozitar, me të vetmin qëllim që të mos përfarohen partitë opozitare me qëndrimet e veta sublime, atëherë populli me siguri do të jetë i dëshpëruar, për të cilën deri tani asnjë forcë opozitare nuk do ta dëshironte një gjë të tillë.

Unifikimi i opozitës shqiptare me siguri se nuk do të mbetet në mëshirë të fatit, as që do të mbetet në duar të pasigurta, por se do të ketë gjithnjë lider apo figura që janë të prirur të marrin mbi vete qëllime madhore për t’i prir planit për ndryshime rrënjësore…

(Autori është shkrimtar dhe eseist politik nga Shkupi)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë