Kështu ka folur Hugh Hefner për seksin, gratë, kënaqësinë dhe përjetësinë.
Magnati medial, muliti milioneri dhe njeriu i cili i ka sjell botës “lepuroshet” vdiq në vilën “Playboy”në moshën 91 vjeçare, dhe lirisht mund të themi, iku edhe një pjesë e pop kulturës botërore.
Kështu Hugh kishte folur për tema të ndryshme jetësore, përcjell Gazeta Metro.
MBI JETËN
Jeta është shumë e shkurtër që të jetoni ëndrrën e huaj.
Në ëndrrat më të më të mira, nuk kam mundur ta paramendojë jetë më të bukur.
MBI SHOQËRINË
Nëse lejoni shoqërinë dhe bashkëkohësit t’ju definojnë, ju jeni në humbje.
Forca më e madhe e shoqërisë nuk është religjioni, por seksi.
Mirë është të jesh vetjak, por jo aq i fiksuar me veten sa të mos dëgjosh njerëzit tjerë.
Gjithmonë kam konsideruar se pop kultura është më e rëndësishme se që njerëzit mendojnë dhe e kuptojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=MQ5y7k0-5m8
MBI GRATË
Është marrëzi të thuhet se Playboy i shndërron gratë në objekte seksuale. Gratë JANË objekte seksuale. Sikur të mos ishin, nuk do t’i kishim gjeneratat e ardhshme. Tërheqja në mes të poleve ndihmon që planeti ynë të sillet. Për këtë gratë mbajnë buzëkuq dhe funde të shkurtër.
Gratë, gjatë shekujve, ose janë vendosur nëpër piedestale ose janë mallkuar si burim i mëkatit dhe tundimit. Këto janë dy anët e monedhës së njëjtë, sepse të dy i vendosin gratë në rolet jonjerëzore. Playboy ka kundërshtuar këto vlera të shtrembra, dhe në atë mënyrë i ka ndihmuar gratë që të zbresin nga piedestalet dhe të kënaqen në seksualizmin e vet si edhe meshkujt.
PËR VETE
Artistët kanë faza, unë jam në fazën e parë. Prej shkurorëzimit, vajzat e mia kanë qenë bionde.
Kam rreth 100 palë pizhame. Më pëlqen kur njerëzit janë të veshur komod.
Kisha dashur që të më mbajnë mend si dikë i cili ka pasur efekt pozitiv në vlerat shoqërore dhe seksuale të kohës së vet. Kjo më mjafton të jem i lumtur.
MBI SEKSIN
Seksi e sjellë planetin. Duhet ta lavdërojmë, e jo ta shikojmë si armikun.
Mendoj se opsesioni dhe diktatura seksuale shkon prej dore në dorë.
Pjesë se revolucionit seksual është sjellja e racionalizmit në seksualizëm. Sepse, nëse nuk e pranoni në mënyrë të arsyeshme, fitoni seksualizëm të prapët, atë që shkatërron jetët.
MBI VDEKJEN
Unë jam pajtuar me natyrën e jetës dhe vdekjes, me atë se të gjithëve duhet të vjen fundi. Më e rëndë është të paramendohet se ato ëndrra, dëshirat e hershme të fëmijërisë, gjithashtu zhduken. Por, kush e di? Ndoshta bëhemi pjesë e përjetshme…. e çfarëdo.
PËR FLIRTIN
Fjalia më e mirë për flirtin? “Emri im është Hugh Henfer”. /gazetametro.net