Loading…
18 arsyet pse disa persona kanë thënë: Po dua të martohem
  • 23/06/2018 | 19:22

...

Të martohesh nuk do të thotë se je i dashuruar. Jo të gjithë martohen për hir të dashurisë dhe dëshirës për të qëndruar së bashku gjatë gjithë jetës! Kjo dihet le të themi, por arsyet mbase nuk janë edhe aq të qarta.


Hidhini një sy më poshtë…. Vetëm personat romantikë mendojnë se pas një marrëdhënieje ose një martese duhet të jetë patjetër një dashuri e madhe.

Por në të vërtetë, shumë njerëz zgjedhin të përfshihen në martesë për arsye që vetëm me dashurinë nuk kanë të bëjnë apo me dëshirën për t’u plakur së bashku.

Provë e kësaj çështjeje është një diskutim anonim i zhvilluar në aplikacionin “Whisper” që u lejon përdoruesve të hedhin mendimet më intime pa turpin se do të gjykohen. Ja cilat janë arsyet për të cilat disa persona kanë thënë: “Po dua të martohem”:

1) Jam martuar me tim shoq, sepse burri që kam dashur prej pesë vitesh nuk më deshi asnjëherë.
2) Unë u martova për të pasur para dhe siguri. Nuk e dua ashtu siç do të doja dhe për këtë ndihem keq.
3) Jam martuar me tim shoq sepse familja e tij më ka dhënë 10 mijë dollarë për ta bërë një shtetas amerikan.
4) Kam zgjedhur të martohem me bashkëshortin tim për të marrë sigurimin shëndetësor. Këtë e dinë të gjithë.
5) U martova sepse ngela shtatzënë. Sakrifikova për hir të tim biri.
6) U martova me gruan time sepse u lodha duke qenë i mërzitur dhe vetëm. Pas pesë vitesh me të jam sërish i mërzitur dhe i vetmuar.
7) Dy muaj më parë u martova për hir të miqësisë dhe për të qenë i shoqëruar. Tashmë shpresoj të më ndodhë të bie në dashuri por besoj se do të jetë e vështirë të jap puthje pasionante dhe të ndiej flutura në stomak.
U martova vetëm për t’i dhënë shtetësinë e vendit tim. E dija se nuk ishte dashuri, por tani jam penduar shumë.
9) U martova me burrin tim sepse mamatë tona janë mike që nga koha e gjimnazit, pasi nuk doja të shkatërroja bashkimin e tyre. Tani jeta ime është thuajse një ferr.
10) Unë me burrin tim jam martuar sepse jam lesbike dhe doja që këtë fakt ta mbaja të fshehtë ndaj prindërve. Ai nuk di asgjë.
11) Burrin tim e kam zgjedhur sepse për fëmijët e mi është një baba i mirë, edhe pse nuk është babai i tyre biologjik.
12) Nuk e kam dashur kurrë tim shoq. Por me të jam martuar pasi më tmerron ideja të vdes e vetme.
13) Them se me bashkëshortin tim jam martuar vetëm për karrierën e tij brilante.
14) Pranova të martohem me të sepse nuk doja të vuante. Kjo është pendesa ime më e madhe në jetë. Mendoj se kurrë nuk kam për t’u dashuruar ndonjëherë.
15) Unë jam martuar vetëm për para, edhe pse irritohem kur e shikoj.
16) Jam martuar me burrin tim për të qëndruar pranë vjehrrit tim që në fakt është dashuria ime e vërtetë.
17) Zgjodha të martohem që djali im të kishte një baba, por kam zgjedhur personin e gabuar.
18) Me gruan time aktuale jam martuar, sepse mendoja që kjo gjë do të më ndihmonte të merrja kujdestarinë ekskluzive të tim biri.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë