Loading…
18 minuta duartrokitje, përlotet Ermonela Jaho dhe Plaçido Domingo
  • 28/07/2018 | 13:38

...

Sopranoja shqiptare ka interpretuar me operën “Thais” në krah të tenorit Placido Domingo në teatrin Real në Madrid. Udhëtimi në kohë për të kthyer në skenë dëlirësinë dhe erotizmin e operës “Thais”, që i dha famë Jules Massanet ka entuziazmuar publikun mbrëmjen e së enjtes në Teatro Real. Janë duartrokitur për 18 minuta, Placido Domingo në rolin e tenorit dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, në rolin e kurtizanes-shenjtore kanë ngritur publikun në këmbë, shkruajnë mediet spanjolle. 


Nën udhëheqjen e dirigjentit të njohur Patrick Fournillier, ekspert në pjesët e kompozitorit francez si dhe themelues e drejtor muzikor i festivalit “Massenet” . Domingo dhe Jaho kanë magjepsur publikun në këtë operë e cila mbyll këtë sezon për teatrin “Real”. Ata interpretuan me zemër dhe lotët që rrodhën në fytrat e tyre gjatë skenës së fundit ishin real.

Të emocionuar, ata falënderuan publikun për “standing ovation” e pazakontë. I rrallë ka qenë reagimi i publikut, i cili i ka duartrokitur për 18 minuta. Të merituara ishin duartrokitjet edhe për tenorin Michele Angelini (Nicias), baritonin Jean Teitgen (Palemon) dhe për drejtorin e orkestrës. Në këtë koncert të operës së Massenet, aristi madrilenas është kthyer për të interpretuar murgun Athanael, në një version shumë interesant dhe të komplikuar.

Ky është një rol që e magjeps tenorin dhe tregon anët e tij më dramatike dhe njëkohësisht torturuese, artisi vazhdon ti inkuadrojë në mënyrë perfekte në moshën 77 vjeçare. Bariton në vepra si “Simon Boçanegra”, “Nabuco”, “Rigoletto” apo “Il trovatore”, Domingo nuk i lë t’i kinin rastet që i mundësojnë t’i kthehet regjistrit të tenorit me operën që e bëri të famshëm “Thais”, një nga të preferuarat e tij.

Artistit, që është gjithashtu edhe drejtor orkestre, i pëlqen të interpretojë në versionin koncert disa vepra pasi, sipas tij “në mungesë të lëvizjeve, përqendrimi i këngëtarëve është më i madh” . E vërteta është se qoftë ai dhe sopranoja shqiptare ishin tërësisht brenda lëkurës së karaktereve, derisa ana shpirtërore dhe sensualiteti njerëzor u transformuan në zë dhe hapësirë.

Personazhi i Athanael ndien një admirim, “gati një pasion” për Thais, por kur kupton se të gjithë meshkujt çmenden për të, ai i propozon ta shpëtojë, ndoshta vetëm nga xhelozia.  Ai dëshiron ta pastrojë nga mëkatet, por në të njëjtën kohë është i dashuruar me të dhe bie në dëshpërim kur kurtizania pendohet dhe i nënshtrohet një jete tjetër që do t’i mundësojë asaj përjetësinë.

Në këto kushte ajo e lë murgun të torturohet nga pasioni për të. Kur Thais bëhet më në fund një shenjtore, Athanael çmendet nga dashuria për të. Këtë pjesë Domingo së bashku me Jahon e kënduan vitin e kaluar, në Pekin nën dirigjimin e Hugo de Ana.

Një nga momentet më të veçanta është edhe soloja e famshme e violinës “Meditimi i Thais”, i cili u duartrokit shumë nga publiku, duke i hapur dyert një duo-je thuajse të përjetshme, që bëri për vete publikun, i cili i shoqëroi me duartrokitje të stërzgjatura dhe me thirrjet “bravo” për interpretimin e një nga veprave më të famshme të Massenet.

Jaho, shkruajnë mediat spanjolle, është shumë e njohur në teatrin “Real” për interpretimet e saj të mrekullueshme të “Traviatës” dhe të “Madam Butterfly”. Thais është një rol i komplikuar si në nivel vokal ashtu edhe në nivel interpretativ sepse përfshin tranzicionin e personazhit që fillon si kurtizane dhe përfundon duke i dorëzuar Perëndisë “gjithçka që zëri mund të ofrojë” dhe, ajo e ka dorëzuar pa kursyer asgjë.

E veshur gjatë pjesës së parë me një fustan të ngushtë ngjyrë të kuqe dhe në të dytin me një fustan jeshil pjesërisht transparent dhe me lule të qëndisura në pjesën e sipërme Jaho ishte magjepse. Ajo është ndërruar gjatë transformimit nga kurtizane në shenjtore. Ndërsa Domingo ishte i veshur me kostum dhe këmishë të errët duke e ndjekur këngëtaren në momentet e saj të tranzicionit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë