Loading…
2 gjëra duhet t’i largoni me urgjencë nga profilet në rrjete sociale
  • 11/06/2018 | 08:41

...

Jeta jonë sot është thuajse e paimagjinueshme pa rrjete sociale. Ato na ndihmojnë që të jemi në kontakt me familjarë dhe miq, të gjejmë punë të re, apo edhe partnerin e jetës.


Megjithatë, publikimi i disa informatave që në pamje të parë duken të padëmshme, mund të ju shkaktojë dëme.

Më mirë mendoni dy herë para se t’i publikoni këto dy gjëra në rrjete sociale, përcjell KosovaPress.

Datën e plotë të lindjes

Shumë njerëz e kanë shprehi që numrat e datës së lindjes t’i përdorin si fjalëkalime për kartelat e bankës apo platforma të tjera pagese. Kështu vetëm se u ndihmoni hakerëve.

Numrin e telefonit

Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet. Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë