Loading…
2 italianë në krye të e dy klubeve të mëdha angleze
  • 11/01/2018 | 16:44

...

Nëse Arsenali nuk kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm, largimi i Arsene Wenger konsiderohet i sigurt.


Derisa mediat angleze raportojnë se Carlo Ancelotti është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës.

Drejtuesit e klubit pritet të i ofrojnë 40 milionë euro për një kontratë 4 vjeçare, italianit që ka udhëhequr shumicën e klubeve të mëdha europiane.

Tani një tjetër italian përflitet se mund të drejtojë një skuadër të madhe angleze, pasi Antinio Conte thuhet të mos jetë i kënaqur te Chelsea.

Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin, i cili mund të zëvendësojë Conten në krye të Chelseat.

Allegri ka vazhduar kontratën me Juventusin, 2020 dhe Juventusi i ka plotësuar të gjitha kërkesat deri tani, por sfida në një kampionat si Premier League mund të jetë vendimtare. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë