Loading…
2 mënyra natyrale për ta parandaluar rritjen e qimeve në zonat intime
  • 16/06/2017 | 10:29

...

Nëse mendoni që “tmerri” i femrave janë qimet e padëshiruara, atëherë sigurisht që nuk i keni provuar ato të rriturat nën lëkurë.


Kur poret janë të mbyllura qimet e kanë të pamundur të dalin në sipërfaqe të lëkurës e në këtë mënyrë ata marrin drejtimin horizontal për rritje.

Pasi rrënja e qimeve inflamohet, në lëkurë shfaqen puçrra të kuqe dhe të dhimbshme, transmeton gazetametro.net

Të largohen vetë atyre u duhet shumë kohë, andaj ekzistojnë disa metoda natyrale  në mënyrë që t’i hiqni sa më thjeshtë:

  • Kripa

Kripa vepron jo vetëm si pastrues i lëkurës, por gjithashtu edhe nxit qarkullimin e gjakut në mënyrë që poret të hapen.

Gjithçka që ju nevojitet të bëni është të përzieni gjysëm luge kripë më një gotë ujë.

Përdoreni pambukun për ta lyer lëkurën.

  • Aspirini

Nga hulumtimet thuhet se aspirini i grimcuar mund të trajtojë në mënyrë efektive qimet qe rriten nën lëkurë. Aspirini jo vetëm që largon inflamacionin dhe shëron pjesët e infektuara, ai gjithashtu e pastron lëkurën nga qelizat e vdekura.

Merni një sasi të vogël, dy apo tre aspirina dhe shtypni, pastaj shtoni pak ujë në mënyrë që të bëhet homogjene- në formë të kremit. Shtrijeni mbi lëkurë në formë rrethore duke e masazhuar mbi lëkurë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë