Loading…
2 vjeçja që po çmend botën: Bëhet hit dhe ka mbi 2 milionë ndjekës
  • 05/10/2017 | 18:10

...

Dy vjeçarja Mila Stauffer momentalisht është një ndër më të famshmet që po çmend rrjetet sociale. Profin e nënës së saj, e cila i poston videot e kësaj vajze të vogël, e ndjekin gati 2 milion e gjysmë njerëz, ndërsa Mila shpesh shfaqet edhe në faqen e njohur ‘9gag’.


Kjo vajzë flet për “problemet “ që kanë të rriturit, transmeton gazetametro.net.

Temat e saja janë djemtë e deri të tipat e sallave të sportit.

Kur nëna e saj e ka postuar videon e parë të vajzës në Instagram, për vetëm disa ditë atë kanë filluar ta ndjekin miliona njerëz.

A post shared by Katie (@kcstauffer) on

“Ajo është e lazdruar dhe e adhuron të aktrojë. Për këtë qëllim i bëjmë këto video, ajo kënaqet në to”, ka treguar nëna e saj.

Mila ka një motër dhe një vëlla më të madh të cilët i ndihmojnë për të gjetur temat për të biseduar.

Mila “weighs” in on the gym 😂 🎥 by @kaitsta

A post shared by Katie (@kcstauffer) on

“E mendojmë një temë apo ndonjë situatë dhe pastaj ajo i shton vet disa gjëra të ëmbla, ndërsa disa herë edhe unë i ndihmoj- i shtoj disa gjëra që të jetë më argëtuese. Gjysmën e thotë ajo, e gjysmën unë”, shprehet sinqerisht nëna e Milës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë