Danimarka është vendi më i mirë në botë për të jetuar për gratë, sipas një renditje të US Neës & World Report, ndërsa në vendin e dytë renditet Suedia e cila vitin e kaluar ishte e para.
Lista e Shteteve më të Mira për Gratë është e bazuar në një anketë me më shumë se 9 mijë gra. Renditja merr parasysh 5 elemente që vlerësohen me peshë të njejtë: barazinë gjinore, sigurinë, progresin, barazia në të ardhura dhe kujdesi për të drejtat e njeriut, transmeton GazetaMetro.net
Më poshtë 20 vendet më të mira për gra këtë vit:
20.Portugalia
Në prill të vitit 2015, 34,8 përqind e përfaqësuesve në parlament ishin gra. Sidoqoftë, pabarazia në paga është ende e madhe, derisa Portugalia rennditet e 33’ta ndër 144 vende sipas Raportit Global të Dallimeve Gjinore të vitit 2017.
19.Italia
Kushtetua e Italisë e vitit 1948 e konfirmoi barazinë e të drejtave të grave me ato të burrave, ndërsa në vitin 2017, një emision televiziv italian u u hoq nga transmetimi për shkak se promovonte pikëpamje seksiste ndaj gruas. Sidoqoftë, Italia renditet vetëm në pozitën e 82’të ndër 144 për mundësitë e barabarta në punë dhe në politikë, edukim dhe shëndetësi.
18.Spanja
Gjatë epokës së Frankos prej vitit 1938 deri më 1975, të drejtat e grave ishin shumë të kufizuara: aborti, divorci dhe kontraceptivët ishin të ndaluar. Tani gratë në Spanjë hapur lobojnë kundër dhunës në bazë gjinore dhe për eliminimin e pabarazisë së pagave në baza gjinore.
17.Japonia
Pas Luftës së Dytë botërore, grave japoneze iu njohën legalisht të drejtat e barabarta me burrat. Vendi po investon në fuqizimin e gruas.
16.SHBA’të
Renditen vetëm 100’tat në botë sa i përket përfaqësimit të grave në qeveri, edhe pse femrat përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë.
15.Irlanda
Sipas një publikimi të vitit 2015 nga Monitorusi i Edukimit dhe Trajnimit, i Komisionit Europian, më shumë gra se sa burra, hyjnë nivelit të tretë të edukimit në Iralndë (58,5% me 45,1%). Por, gratë ballafaqohen me më shumë pengesa kur i rikthehen shkollimit pas lindjes, sepse shërbimi i kujdesit për fëmijë është në mungesë dhe i shtrenjtë.
14.Franca
Franca renditet lartë në të drejtat e njeriut dhë aleancat ndërkombëtare, dhe vlerësohet i një ndër ekonomitë më të fuqishme dhe me më shumë ndikim në botë.
13.Britania e Madhe
Mbretëria e Bashkuar renditet lartë sa i përket lidhjeve në nivel global dhe prestigjin kulturor, por ka ende shumë për të bërë sa i përket barazisë së pagave.
12.Austria
Edhe pse Austria aktualisht nuk është anëtare e Komisionit për Statusin e Grave të Kombeve të Bashkuara, ky vend ka luajtur rol udhëheqës për të miratuar konventën për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje (e ashtuquajtura Konventa e Stambollit).
11.Luksemburgu
E nisi iniciativën e titulluar “ A të përshtatet politika zonjë/” në përpjekje për të rritur vetëdijen lidhur me përfaqësimin e ulët të grave në politikë, dhe për të përkrahur gratë të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2017.
10.Gjermania
Gjermania e pati një rezultat të shkëlqyeshëm në ndërmarrësi, dhe Anglea Merkel e cila qeveris aktualisht është gruaja e parë e vendit që mban pozitën e kancelares, detyrë që e kryen prej vitit 2015.
9.Zelanda e Re
Në vitin 1983, Zelanda e Re u bë shteti i parë në botë ku të gjitha gratë kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet parlamentare. Tani në vitin 2018 është përvjetor historik për Zelandën e Re, pasi është 125 vjetori i i të drejtës së votës.
8.Australia
Jo vetëm që Australia ka bërë progres të rëndësishëm kur e legalizoi martesat ndërmjet personave me gjini të njëjtë në vitin 2017, por australianët kanë nivel të lartë të pritshmërive, si burrat ashtu edhe gratë.
7.Zvicra
Zvicra e mban pozitën e parë në Listën e Vendeve më të Mira për të Jetuar, dhe kalon shumë vende sa i përket besueshmërisë, ambientalizmit, të drejtave të njeriut, edukimit, shëndetit publik dhe stabilitetit ekonomik.
6.Kanadaja
Buxheti federal i ministrit të financave, Bill Morneau në vitit 2018 u titullua “Barazi + Rritja, Një klasë e Mesme e Fortë”, dhe ka për synim forcimin e pozitës së gruas dhe investimin në këtë drejtim si pjesë të rëndësishme për fuqisë punëtore.
5.Finalnda
Shumica e vendeve nordike janë kampionë në të drejtat e grave, dhe Finalnda nuk është përjashtim Zë pozitën e tretë nga 144 vende në Raportin Global të Dallimve Gjinore të vitit 2017. Politikat e pushimit të lindjes për prindërit janë shembull, ndërsa Akti i Barazisë ndërmjet Grave e Burrave thjeshtë i shenjtërojnë barazinë e të drejtave bazë ndërmjet të gjitha gjinive në çdo aspekt të jetës.
4.Holanda
Holanda është një ndër vendet pioniere të barazisë gjinore. Politika e saj e vitit 1978 për emancipim, ka siguruar që kujdesi, të ardhurat, fuqia vendimmarrja, edukimi dhe paga e prindërve të jenë të barabarta ndërmjet burrave e grave. Në vitin 2011 ata e institucionalizuan “Planin për Barazinë Gjinore dhe të LGBT”, duke e siguruar barazinë gjinore në çdo aspekt.
3.Norvegjia
Norvegjia renditej e dyta ndër 144 vendet më të mira për të jetuar në raportin e vitit 2017. Ky vend është quajtur edhe “parajsa e barazisë gjinore”. Partitë politike norvegjeze kanë zbatuar në mënyrë vullnetare kuota të përfaqësimit të grave qysh në vitin 19070.
2.Suedia
Prej kur publikohet renditja e dallimeve gjinore, Suedia nuk është renditur asnjëherë më poshtë se pozit e 5’të. Afër 2/3’at nga të gjitha diplomave universitare në Suedi i marrin gratë. Politikat sa i përket kujdesit prindor janë fleksibile (dhe u shpërndahen bashkëshortëve), dhe sekretariatet e qeverisë për Hulumtime Gjinore shërbejnë vetëm për të ruajtur vlerat e barazisë në të gjitha sferat.
1.Danimarka
Qeveria progresive e Danimarkës dhe struktura shoqërore e mundëson që qytetarët të mobilizohen për çështje shoqërore në shumë drejtime. Si gratë ashtu edhe burrat gëzojnë qasje pa pagesë në kujdesin shëndetësor, ndërsa edhe edukimi i lartë është pa pagesë. Përpos kësaj, në këtë vend tashmë ekziston partia e re e quajtura Feministik Initiativ apo Iniciativa Feministe. /gazetametro.net