Loading…
20 vjeçari i pafat: Për shkak të ekipit të zemrës nuk fiton 280 mijë euro në bastore
  • 08/11/2017 | 13:32

...

Një adoleshent britanik ishte shumë afër të fitonte 280 mijë euro në bastore, në një tiketë ku luajti vetëm 1 euro. Më e keqja është që i vetmi ekip që nuk doli sipas parashikimit në tiketë ishte Hull City, klubi i tij i zemrës, transmeton Gazeta Metro.


20 vjeçari James Seekings luajti një tiketë me 11 ndeshje të shtunën, të cilën e kombinoi me ndeshje të ligës së parë dhe të dytë të futbollit anglez. Pasi arriti të parashikonte saktë 10 ndeshje, vendosi të mos merrte disa të holla para kohe, pasi besonte që edhe Hull City do të fitonte dhe ai do të merrte tërë shumën e parave.

“Jam shumë i nervozuar dhe i mërzitur, mendova që do të më kalonte por ende jam gati duke qarë”, tha James nga Britania e Madhe, që është bërë pishman përse nuk mori 2 mijë euro si ofertë nga bastoja për anulim të tiketës para kohe.

Ai thotë që fakti që vetëm ekipi i tij i preferuar dështoi në tiketë e bën këtë gjë edhe më të vështirë për ta pranuar.

Vet djaloshi e bëri publike tiketën në Twitter, ku ndër të tjera tha: “Isha pranë të blija një Range Rover, por mbeta me Opel Corsën e nënës time”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë