Loading…
25 thëniet e Gandhit që duhet t’i lexojë secili
  • 07/09/2017 | 09:17

...

Mohandas Karamchand Gandhi ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi”.


Ishte i pari i lëvizjes “Satyagraha” e cila do të thotë ‘fuqia e shpirtit, ose fuqia e të vërtetës’. Kjo është e përcaktuar si rezistencë ndaj tiranisë, përmes masës rezistuese civile – një term që përdoret shumë nga Gandi në deklaratat dhe shkrimet e tij, transmeton gazetametro.net.

Filozofia e Gandhit u themelua në mënyrë të vendosur mbi Ahimsa, e cila nënkupton ‘jo dhunës’.

Mendjeprehtësia e Gandhit vërehet në këto 25 thënie të tij, të cilat ua sjell gazetametro.net, e që duhet t’i lexojë secili:

Jeta ime është mesazhi im.

Lumturia është kur ajo që mendon, ajo që thua dhe ajo që bën janë në harmoni mes tyre.

Në fillim të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj të luftojnë, dhe pastaj ti fiton.

Jo-dhuna është forca më e madhe në dispozicion të njeriut. AJo është më e fuqishme edhe se arma më e fuqishme e shkatërrimit që njeriu ka krijuar ndonjëherë.

Urre mëkatin, duaje mëkatarin.

Njeriu i mirë është mik i të gjithë gjërave të gjalla.

Unë e kundërshtoj dhunën, sepse kur ajo duket se po bën mirë, e mira është vetëm e përkohshme; ndërsa e keqja që ajo shkakton, është e përjetshme.

Cfarë është e vërteta? Pyetje e vështirë, por unë për vete e kam zgjidhur, duke thënë se ajo është “ajo që zëri i brendshëm të thotë”.

Të dobëtit nuk mund të falin asnjëherë. Falja është virtyt i të fortit.

Qytetërimi është inkurajim i dallimeve.

Asgjë nuk më ka trishtuar më shumë në jetë, se sa ngurtësia e zemrës së njerëzve të arsimuar.

Ti duhet të jesh ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.

Shëndeti është pasuria e vërtetë, dhe jo copat e floririt dhe argjendit.

Mënyra më e mirë për të gjetur veten, është ta humbasësh veten në shërbim të të tjerëve.

Nuk duhet të humbasësh besimin tek njerëzimi. Njerëzimi është një oqean; nëse disa pika në oqean janë të pista, vetë oqean nuk bëhet i pistë.

E ardhmja varet nga ajo që bën sot.

Kur admiroj bukurinë e perëndimit të diellit apo bukurinë e Hënës, shpirti im zgjerohet në adhurim të krijuesit.

Dallimi mes asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjendje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur problemet e botës.

Mund të mos dish asnjëherë se cfarë rezultatesh do të kenë veprimet e tua, por nëse nuk bën asgjë, nuk do të kesh rezultate.

Paqja është arma më e fuqishme e njerëzimit.

Të humbasësh durimin është të humbasësh betejën.

Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh përgjithmonë.

Intoleranca është në vetvete një formë dhune dhe një pengesë për rritjen e një shpirti të vërtetë demokratik.

Mosmarrëveshja e ndershme është shpesh herë një shenjë e mirë progresi.

Në botë ka mjaftueshëm për nevojat e njeriut, por jo për babëzinë e njeriut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë