Loading…
3.6 përqind rritje ekonomike në 2016’ën
  • 11/01/2017 | 10:42

...

Ekonomia e Kosovës në vitin 2016, sipas parashikimeve të BQK-së, ka shënuar rritje prej rreth 3.6 përqind.

“Kjo rritje pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të vazhdojnë të kenë kontribut negativ në rritjen e BPV-së”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Sipas BQK-së, vlerësimet e ASK-së sugjerojnë rritje të aktivitetit ekonomik prej 3.6 % deri në shtator të vitit 2016, rritje kjo e gjeneruar kryesisht nga rritja e investimeve prej 9.2 % si dhe rritja e konsumit prej 4.8 %.

“Në këtë periudhë, neto eksportet vlerësohet të jenë karakterizuar me thellim të konsiderueshëm të deficitit prej 13.0 %në terma real. Rritja reale e ekonomisë së Kosovës është mbështetur kryesisht nga rritja në aktivitetin e sektorit të tregtisë (4.4 %), transportit (4.0 %) dhe ndërtimtarisë (1.5 %). Ndërsa,rënie reale vlerësohet të jetë shënuar tek afarizmi me pasuri të patundshme (4.0 %) administrimi publik (1.4 p%) dhe industria përpunuese (1.2 %)”, thuhet në raport.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë