Loading…
3 arsye pse duhet ta lejoni të dashurin të shikoj femra të tjera
  • 16/06/2017 | 09:03

...

Shkencëtarët kanë zbuluar 3 arsye konkrete pse duhet të lihet i qetë një mashkull  në të tilla raste.


Meshkujt zakonisht janë më të prirur të shohin në femrat tjera, përderisa vajzës që është në lidhje i pengon shumë ky fakt.

Mirëpo nga ana tjetër, shkenca tregon se është gjithçka normale që një mashkull të veprojë kështu, transmeton gazetametro.net

Atyre u vjen shumë natyrshëm që të shikojnë “potencialin” femëror edhe në rast kur ata nuk duan, ndërsa më poshtë do t’i lexoni disa nga arsyet për nje veprim të tillë.

  • Përshkak të trurit

Hulumtimet kanë bërë të ditur se një pjesë e trurit tek meshkujt është e lidhur me gjetjen e partnerit seksual dhe te ata është e zhvilluar për 2.5 herë më shumë se te femrat.

Prej kohës kur kanë jetuar në shpella, meshkujve ua ngjall shqisat ajo pjesë e trurit që është në funksion për gjetjen e partnerit, gjë që i përcjellë edhe sot e asaj dite.

  • Testosteronët luajnë një rolë të madhë

Meshkujt në gjakun e tyre kanë 6 herë më shumë nga ky hormon se femrat, ndërsa është e njohur se testosteroni e ulë kontrollin ndaj impulsave.

Thënë ndryshe ata fillimisht shikojnë në mënyrë instiktive , e më pas mendojnë.

  • Tërhiqen nga gjërat e reja

Disa hulumtime gjithashtu kanë bërë të ditur se femrat ndjejnë se i tërhek dikush vetëm në momentin që e njohin personin në fjalë, ndërsa tek meshkujt ndodhë e kundërta, tërhiqen nga gjërat që as që i kanë parë më herët.

Në këtë kategori si femrat e panjohura, hyjnë edhe veturat e reja.

Në rast që e vëreni se si kthehet pas veturave të reja, ju nuk duhet të reagoni ashpër as edhe kur kthehet pas ndonjë femre, sepse kjo ndodhë shumë shpesh vetëm për ta “plotësuar” atë kureshtje që automatikisht dhe pa vetëdije i shfaqet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë