Loading…
3 ditë para vdekjes njerëzit fillojnë t’i flasin këto gjëra
  • 23/11/2017 | 21:53

...

Pak para se të vdesin, njerëzit parandiejnë se janë duke shkuar diku nga kjo botë, ndiejnë se do të udhëtojnë.


Disa madje i shohin të afërmit e tyre të cilët moti kanë vdekur, sikur kanë ardhur me i marrë ata. Kështu pohon hulumtimi i fundit i kryer duke pasur për bazë bisedat me njerëzit që kanë kontakte të vazhdueshme me ata që janë pranë vdekjes.

“Për nëntë javë e kam humbur motrën dhe babanë prandaj vendosa t’i përkushtohem hulumtimit të vdekjes. Kuptova se njerëzit parandiejnë se kur do të vdesin. Në periudhën prej 72 orëve para vdekjes fillojnë të flasin disa gjëra”, tregon Patricia Pearson, gazetarja dhe autorja e librit “Opening Heaven’s Door: Investigating Stories of Life, Death and What Comes After” (Hapja e dyerve të Parajsës: Hulumtimi i tregimeve për jetën, vdekjen dhe çfarë vjen më pas).Hulumtimin e ka bazuar në biseda me njerëzit, profesioni i të cilëve është kontakti i vazhdueshëm me pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme. Ka biseduar me njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekjen klinike dhe përsëri janë kthyer në këtë botë.

Patricia ka zbuluar se si 72 orë para se të vdesin, njerëzit fillojnë të flasin për gjëra të pazakonta, për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre, edhe pse janë në shtëpi…. Në të vërtetë ata kanë vizione për udhëtime, ndiejnë se janë duke shkuar diku.“Motra ime u sëmurë nga kanceri i gjirit dhe derisa ishte e shtrirë para vdekjes vazhdimisht përsëriste: “Nuk di se si do të shkoj”, dhe i ka përmendur disa “stjuardesa të pafat”, përkujton Patricia.Infermierja Maggie Kalnan nga Qendra e kujdesit paliativ në SHBA ka treguar se si e ka pasur një pacient i cili vdiste nga kanceri në pankreas dhe para vdekjes e kishte pyetur “A di gruaja ime gjithçka në lidhje me pasaportën dhe biletën?”.

Kjo infermiere thotë se ishte afër qindra pacientëve të cilët kanë qenë duke vdekur dhe se vizionet e tyre në lidhje me udhëtimet nuk mund të konsiderohen si rastësi. Njerëzit para vdekjes kanë ndjenjën se po shkojnë diku. Shumë njerëz rreth një orë para vdekjes kanë parë njerëzit e dashur të cilët moti kishin vdekur, e ajo çfarë kanë parë nuk varej prej asaj se a kishin marrë barëra apo jo, ka treguar hulumtimi i dy psikologëve, dr. Karlisa Ossis dhe dr. Erlendura Haraldson nga Universiteti i Islandës.

Në mes të atyre njerëzve ishte edhe pacientja 84 vjeçe Audrey Scott e cila vdiste nga kanceri. Ajo ka treguar se i kishte ardhur në vizitë djali i saj i adoptuar Frankie i cili në të vërtet kishte vdekur disa vite më parë. Ajo i kishte thënë që të hyjë në dhomë dhe të ulet i qetë në kolltuk afër saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë