Loading…
3 gjëra që duhet t’i dini për lindjen me prerje cezariane
  • 09/01/2017 | 10:37

...

Të bëhesh nënë nuk është asnjëherë një detyrë e lehtë,  ka të bëjë me shumë përgjegjësi, përpjekje, por edhe shpërblime të mëdha. Ja pse duam të frymëzojmë ato nëna që i kanë sjellë në jetë fëmijët përmes ndërhyrjes cezariane.


Ashtu siç ndodh në çdo ndërhyrje kirurgjikale, prerja cezariane bart rreziqe si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Ato përballojnë me guxim pasojat e ndërhyrjes kirurgjikale

Mund të mendoni se ndërhyrja cezariane është një procedurë  e zakonshme, por ajo në fakt konsiderohet një operacion i vështirë. Dhe ashtu si ç’ndodh në çdo ndërhyrje kirurgjikale, prerja cezariane bart rreziqe si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Nuk mund të ketë shembull më të mirë beteje se atëherë ku frika dhe vetmia luftojnë në brendësi kundër forcës, dëshirës, dhe dashurisë së pakushtëzuar që këto gra durojnë për të sjellë në jetë një fëmijë të bukur.

lindja

Nënat nuk e dinë nëse gjithçka ka shkuar siç duhet deri sa dalin nga salla e operimit

Në këto raste rreziku nuk përfundon me lindjen e fëmijës. Si në çdo operacion, mjekët nuk mund të përcaktojnë menjëherë nëse ndërhyrja ka qenë e suksesshme derisa të dalë anestezia.

Përveç kësaj, ka një detaj që pak njerëz e dinë. Gjatë një ndërhyrjeje cezariane, nëna është e vetëdijshme – ajo nuk ndien dhimbje, por ndien të gjitha lëvizjet që ndodhin brenda saj. Është një ndjesi e pakëndshme, dhe në qoftë se nuk jeni vënë më parë në dijeni për këtë, ajo mund të jetë një përvojë traumatike. Pavarësisht kësaj, ato qëndrojnë më kokën lart, sepse ata e dinë se shpërblimi është i madh.

lindja-2

Ato përballen me rikuperimin post-cezarian si heroina të vërteta

Kur një fëmijë lind, bota e një nëne sillet rreth tij në mënyrë fare të pakushtëzuar. Kjo kërkon predispozitë dhe përkushtim që ndonjëherë është rraskapitës. Imagjino të bësh gjithë këtë ndërsa ke dhimbje. Po, me shumë dhimbje dhe siklet, që është pjesë e pashmangshme e procesit të rimëkëmbjes pas operacionit.

Kjo i bën ato edhe më të forta, duke kaluar pragun e dhimbjes dhe duke zhvilluar një forcë të brendshme që është e krahasuar vetëm me forcën e një nënë, transmeton gazetametro.net

Ndaj duhet vlerësuar çdo njëra prej këtyre nënave që janë të shënjuara me një shenjë që i bën ato të mos harrojnë kurrë. Pra, të dashura nëna, mbarteni atë shenjë të bukur me krenari. Mos e fshihni, mos kini turp prej saj, sepse jo çdo grua e ka atë privilegj./gazetametro.net

lindja-3

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë