Loading…
3 gjërat që thonë duart për shëndetin tuaj
  • 22/07/2018 | 09:35

...

Duke i kushtuar vëmendje duarve tuaja, ju mund të merrni një përshtypje nga afër se çfarë po ndodhë brenda trupit tuaj.


Kur diçka nuk shkon si duhet në brendësi, kjo shpesh shfaqet në pjesët e jashtme. Ndjesi si kruajtje, thatësi, etj. në disa pjesë të duarve mund të jetë tregues i një problemi më serioz, përcjellë lajmi.net

Plasaritja e lëkurës së gishtave

Nëse lëkura në majë të gishtave është papritmas e plasaritur, ju mund të keni mangësi të vitaminës B. Vitaminat B, të tilla si niacin (B3) dhe biotin (B7) janë ekstra të rëndësishme për lëkurë të shëndetshme. Niacin ndihmon në mbrojtjen dhe riparimin e lëkurës.

Rekomandimi: Shtoni në dietën tuaj më shumë ushqime të pasura me kompleksin e vitaminës B, të tilla si: peshk, kikirikë, kërpudha, avokado, patatet e ëmbla, vezët, farat etj.

Thatësia, kruarja dhe skuqja

Nëse keni ndjeshmëri tek duart, ju mund të keni ekzemë, një gjendje e lëkurës që e bën lëkurën të kruhet, të thatë, ose të kuqe. Nëse nuk keni ekzemë dhe duart tuaja janë thjesht të thata, atëherë keni mungesë të vitaminës A dhe E.

Rekomandimi: Konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë A dhe E. Vitaminën A e gjeni te karrota, brokoli, veza, mëlçitë. Vitaminën E e gjeni te bajamet, bisri, vaj ulliri, arra e kokosit, farat e lulediellit, kungulli etj.

Njollat kafe në duar

Zakonisht janë shenja të moshës, nga dielli, por gjithashtu tregojnë dobësi të funksionit të mëlçisë. Duart janë ekstra të prirur për dëmtime nga rrezet UV të diellit.

Rekomandimi: Për të ruajtur shëndetin e duarve dhe për t’u dukur të shëndetshme, shmangni ekspozimin ndaj rrezeve të dëmshme të diellit dhe kujdesuni më shumë për shëndetin e mëlçisë tuaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë