Loading…
3 llojet e ushqimeve që nuk duhet t’i hani kur keni diabet të tipit 2
  • 06/07/2018 | 11:02

...

Ushqimet qe duhet t’i evitoni nëse keni diabet Diabeti është një sëmundje që prek shumë njerëz prandaj është mirë që të kombinohen ushqimet e duhura dhe të praktikohen dieta të ndryshme në mënyrë që të stabilizohet niveli i sheqerit në gjak, transmeton gazetametro.net


Në vend të orizit të bardhë, përdoreni atë të kaftë

Në thelb duhet të shmanget çdo gjë shumë e përpunuar, e skuqur dhe e bërë me miell të bardhë.

“Kur keni diabet është mirë që të shmangen ushqimet që janë shumë të skuqura dhe të gatuara me miell”, ka thënë eksperti i dietave në Kaliforni, Sandy Andrews. Një studim që është bërë te disa gra në Shanghai, ku orizi është shumë i përdorur, është parë që gratë që kanë përdorur oriz të bardhë janë 21% në rrezik për diabet, ndërsa ato që kanë përdorur oriz të kaftë janë në rrezik me 16%

Hani sa më shumë fruta dhe evitoni lëngun e frutave

Frutat nuk janë vetëm një burim i mrekullueshëm i vitaminave, prandaj ato kanë ndikim pozitiv në shëndetin tonë . Mollët, avokadot dhe manaferrat janë frutat që duhet ti hani më shumë nëse keni diabet. Këshillohet që pacientët me diabet të shmangin lëngun e frutave, kjo sepse gjatë përpunimit atyre mund t’u humbasin vitaminat.

Hani fasule dhe shmangeni mishin e kuq

Edhe pse mishi i kuq ka shumë veçori të mira për shëndetin e njeriut, ai përbën edhe rrezik. Kjo ndodh pasi që mishi i kuq e rrit sasinë e korestorolit dhe mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, mirëpo studimet kanë treguar se mund të jetë i lidur edhe me sëmundje të diabetit.

“Sasia nuk është e madhe, mirëpo rreziku po. Konsumimi i mishit të kuq, sidomos të përpunuar, e rritë rrezikun për diabet të tipit 2”, ka thënë Dr. Frank B. Hu ./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë