Loading…
3 mënyra për t’i larguar njollat nga rrobat: E dyta do të ju befasojë
  • 27/02/2018 | 23:40

...

Është e vështirë të mirëmbahet bardhësia e rrobave, dhe ende më i vështirë është procesi i heqjes së njollave apo i zverdhjes së rrobave që shfaqet pas disa larjeve.


Shumë gjëra mund t’jua prishin rrobat e preferuara dhe mund t’ju nxisin të shmangni blerjen e rrobave të bardha.

Por, fatmirësisht s’keni përse ta bëni këtë, pasi që me ndihmën e disa produkteve shtëpiake mund ta largoni çdo njollë nga rrobat tuaja.

Largimi i njollave të gjakut me amoniak

Ekspertët tregojnë se amoniaku ndihmon në largimin e njollave të gjakut. Paraprakisht mos harroni të vishni dorëza gome, dhe sigurohuni se dhoma është e ventiluar para se ta përdorni substancën.

Për ta zbardhur rrobën e caktuar, përzieni 4 pika amoniaku, një lugë gjelle peroksid hidrogjeni, 2 litra ujë. Lini rrobat ose gjërat tuaja për disa orë në atë përzierje, ndërsa në fund pastroni me detergjent.

Largimi i njollave të buzëkuqit me tul të bukës

Për t’i larguar njollat e buzëkuqit, merrni tulin e bukës së bardhë dhe bëjeni në formë topi.

Me atë fërkojeni njollën dhe pastaj pastroni rrobat si zakonisht. Rekomandohet ta bëni këtë posa të shfaqet njolla.

Largimi i njollave të lapsit me pastrues xhami

Për t’i larguar njollat e lapsit kimik, përdorni pastrues xhami.

Vetëm spërkateni njollën me pastrues të xhamit dhe lëreni ashtu për 5 minuta. Pastaj, pastroni rrobat si zakonisht.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë