Loading…
3 mënyra si ta veshni këmishën e bardhë këtë sezon
  • 06/09/2018 | 19:18

...

Po ju sjellim tri mënyra se si ta kombinoni dhe ta bartni në mënyrën krejtësisht ndryshe nga ajo që jeni mësuar.

Ekzistojnë shumë mënyra që ta bartni këmishën këtë sezon, mirëpo fjalët kryesore të trendit të ri janë – moderne dhe seksi. Këmishë të bardhë me siguri keni në dollap, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, ajo pjesë e përhershme e veshjes e cila gjithmonë duhet të na gjendet afër kur nuk dimë se çfarë saktësisht të veshim, ndërkaq dëshirojmë të dukemi të stilizuar.

Këtë pjesë praktike të modës mund ta bartni nga kafja me miket deri te biseda për punë dhe takime gjatë mbrëmjeve.

Edhe pse tashmë jeni mirë të njohura me përdorimin e saj, nuk është e tepërt t’ju rikujtojmë se si mund ta bartni në mënyrë seksi dhe gjithkah të tërhiqni vëmendjen.

Po ju sjellim tri mënyra se si ta kombinoni dhe ta bartni në mënyrën krejtësisht ndryshe nga ajo që jeni mësuar…

Dekolte e thellë

Shpërthekoni disa pulla dhe kombinoni këmishën me fund të ngushtë deri te gjunjët, xhinse të shkurtra lëkure dhe këpucë me taka apo çizme me taka të larta.

Në njërin sup

Lini hapur disa pulla të para dhe këmishën nga njëri sup uleni poshtë. Këmishën futeni në pjesën e poshtme të kombinimit, në mënyrë që të duket sa më glamuroze. Sërish ato mund të jenë pantallonat apo fundi, posaçërisht do të dukeni mirë kur të jetë komplet kombinimi i bardhë.

Në formë bluze

Kush thotë që nuk mundeni nga këmisha e zakonshme e bardhë të bëni bluzë më shumë se seksi? Blini një apo dy numra më të mëdhenj, lidhni mbi kërthizë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë