Loading…
3 problemet më të shpeshta shëndetësore që shfaqen pas lindjes
  • 08/02/2018 | 11:20

...

Pas lindjes së fëmijës, një nënë e re përballet edhe me disa shqetësime të lehta fizike. Ndër to, problemet me zorrët nuk duhen neglizhuar. Gjatë shtatzanisë, zorra nuk e kryen më së miri funskionin e saj, sepse të gjitha organet e barkut zhvendosen në javët e fundit, në mënyrë që të lënë sa më shumë hapësirë për mitrën e fëmijën.


Pas lindjes, duhet pak kohë që zorrët dhe organet e tjera të kthehen në pozicionet e tyre të mëparshme. Kjo mund të shkaktojë dhimbje tek nëna, e cila e ndien atë si një dhimbje stomaku.

Probleme me kapsllëkun: Për disa arsye, rikthimi i zorrëve në pozicionin e duhur mund të jetë i ngadaltë dhe kjo shkakton edhe probleme me kapsllëkun (konsipacionin). Për pasojë, shumë nëna ankohen nga fryrja e barkut. Ushqimi vendoset më shumë brenda zorrëve dhe proçesi i absorbimit të tij prodhon gazra, të cilat nëse janë në sasi të mëdha shkaktojnë dhimbje të ngjashme me kolitin. Për të lehtësuar sado pak dhimbjet këshillohet që nënat e reja të mos e kufizojnë veten, por t’i nxjerrin gazrat sa herë që kanë mundësi.

Hemorroidet: Kapsllëku dhe ulja e qarkullimit të gjakut në fund të shtatzanisë shpesh shkaktojnë formimin e hemorroideve të cilat pas lindjes bëhen më të dukshme. Hemorroidet janë zgjerimi i venave në anus duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Në rast se ato janë të vogla është e mundur që të trajtohen në nivel lokal përmes aplikimit të vajrave për të ulur ënjtjen.

Ndikimi i stresit: Në këtë periudhë me shqetësime shëndetësore, stresi luan rol shumë të rëndësishëm, pasi ndryshimet që ndodhin nga lindja e fëmijës janë shumë të mëdha.

Çfarë duhet të bëni? Pavarësisht se mund të duket këshillë e paranëdsishme, një nga gjërat që mund të bëni për të minimizuar dhimbjet e problemet pas lindjes është të pini sa më shumë ujë, për një funksionim më të mirë të organeve tuaja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë