Loading…
3 rreziqe të sheqerit që nuk i keni ditur deri më tani
  • 17/06/2017 | 10:38

...

Të gjithë e dinë që sheqeri ka shumë efekte negative për shëndetin, dhëmbët, shtimin në peshë dhe jo vetëm.


Por ka edhe më shumë sesa kaq. Këto janë katër rreziqe të sheqerit që nuk i kemi ditur deri më tani dhe pasi t’i mësoni me siguri herën tjetër do t’i thoni “jo” kekut tuaj të preferuar.

Sheqeri përshpejton procesin e plakjes;

Në momentin që sheqeri depërton në gjak, është i lidhur kimikisht me proteina të tilla si kolagjeni dhe elastina, të cilat shkatërrohen. Në këtë mënyrë edhe lëkura juaj plaket më shpejt.

Sheqeri nxit inflamacionin;

Aftësia e sheqerit për të përkeqësuar inflamacionin do të thotë më shumë rrudha në lëkurën tuaj, përveçse rrezikut të shumë sëmundjeve.

Shkakton sëmundje kardiovaskulare;

Gjatë shekullit të 20-të, mjekët mendonin se sëmundjet kardiovaskulare mund të parandaloheshin duke ulur konsumin e yndyrave që rrisnin nivelet e kolesterolit. Sheqeri u konsiderua më pak i rrezikshëm sesa yndyrnat e kafshëve dhe njerëzit vazhdonin dietat pa yndyrë, por nuk hoqën dorë nga ëmbëlsirat.

Në shekullin 21, situata ndryshoi në mënyrë dramatike. Studimet e fundit tregojnë se sheqeri rrit në mënyrë të konsiderueshme nivelet e kolesterolit, duke shkaktuar kështu një numër të madh sëmundjesh kardiovaskulare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë