Loading…
3 shenjat më të lumtura të horoskopit
  • 07/06/2018 | 21:58

...

Të jesh në humor të mirë çdo ditë, është thuajse e pamundur. Sidomos në kohët e sotme, ku streset dhe impenjimet e mëdha do bënin nervoz edhe njeriun më të qeshur në botë.


Por sipas astrologjisë, janë 3 shenja horoskopi, të cilat rrallë mund t’i gjesh në humor të keq, dhe kjo falë karakterit të tyre moskokëçarës. Jeni kurioz se për cilat shenja bëhet fjalë?

Zbulojeni më poshtë:

Shigjetari

Me këta njerëz është e thjeshtë të komunikosh. Janë të hapur dhe spontanë, dhe sado të mërzitur të jenë, do kenë gjithmonë një buzëqeshje për t’iu dhuruar. Shigjetarët dinë ta kamuflojnë shumë mirë mërzitjen e tyre.

Dashi

Ata janë energjikë, dhe dinë të ruajnë një buzëqeshje. Të lindurit e kësaj shenje, përpiqen shumë të mos e vrasin mendjen për gjëra të vogla, dhe kjo është një benefit shumë i madh. Janë njerëz ku mund të gjesh mbështetje dhe një bisedë pozitive.

Peshorja

Ato përpiqen fortë të gjejnë një balancë mes mërzitjes dhe buzëqeshjes. Peshoret janë pozitive, dhe gjithmonë përpiqen ti lumturojnë të tjerët, edhe pse vetë mund të jenë të trishtuar. Nëse janë të mërzitura, ato qëndrojnë vetëm, pasi e dinë që është e vetmja mënyrë ku mund të gjejnë paqe.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë