Loading…
3 vendet ku mund të udhëtoni në fundjavë
  • 18/08/2018 | 19:11

...

Fundjavat janë të veçanta, janë të shenjta për një arsye: një ose dy ditë për t’u shkëputur nga rutina, të eksploroni dhe  të argëtoheni.


Sipas intv.al  udhëtimet në fundjavë,  ju rrisin  energjinë për projektet dhe punën gjatë javës së ardhshme.

1. Shkoni në  ndonjë zonë turistike, jo shumë larg ku mund ta përballoni për 1 natë ose kthimin brenda 1 dite

Për arsye se ditët janë të limituara, prandaj duhet të shfrytëzoni sa më shumë. Me partnerin tuaj, ose me shoqërinë organizohuni disa ditë përpara, të merrni informacionet bazike dhe mund të largoheni nga rutina.

2. Zgjidhni ndonjë vend të bukur për të qëndruar me çadra për 1 natë

Po flasim për ata që e pëlqejnë aventurën dhe nuk e kanë problem që për 1 natë ose 2 të flenë në çadër. Kënaqësia e shkëputjes nga rutina, ku mund të organizoni ndonjë aktivitet me shoqërinë do jetë e madhe. Në këtë rast, as nuk do shpenzoni shumë, pra nuk do harxhoni për hotel.

3. Nëse ka ndonjë aktivitet kulturor në ndonjë vend turistik jo shumë larg vendit ku jetoni

Po flasim për ndonjë aktivitet interesant psh: festë birre, poezie, kënge, etj mos përtoni të shkoni dhe të bëni diçka ndryshe. Do ndikojë mirë, sipas intv.al  edhe në gjendjen tuaj psikologjike.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë