Loading…
3 veturat më të mira për rrugë të gjata (Foto)
  • 12/09/2017 | 17:21

...

Kur planifikoni të bëni udhëtime të gjata, gjithnjë e dini që do të mbeteni për shumë kohë ulur para timonit në veturë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që kur të bleni veturë, të zgjidhni nga ato më të përshtatshmet kur keni nevojë të udhëtoni nëpër distance të largëta. Përshtatshmëria e një veture në këtë aspekt konsiston në gjetjen e veturave që janë komode, janë stabile në vozitje dhe kanë hapësirë të bollshme për disa persona.


Më poshtë i kemi renditur 3 lloje të ndryshme të veturave që janë të mira për udhëtime të gjatë.

 

BMW e serisë 5

Kjo seri e veturave gjermane ka mjaftueshëm teknologji që iu mundëson të kaloni sa më mirë rrugët e gjata dhe të lodheni sa më pak. Edhe kapaciteti i rezervuarit është plus i madh, pasi mund të vozitni nga Prishtina, për shembull, në Austri, pa pasur fare nevojë të rimbushni makinën me lëndë djegëse. Kjo natyrisht vlen vetëm për motorin 520d EfficientDynamics.

Skoda Superb

Komoditeti, kualiteti dhe hapësira e madhe për këmbë e bën Skodën shumë të përshtatshme për udhëtime të gjata. Edhe Superb është e pajisur me shumë teknologji të re, që bën që të mos iu zë gjumi dhe aspekte të tjera të sigurisë.

Tesla Model S

Edhe pse veturat e tilla ende nuk janë të famshme në tregun tonë, Tesla është model i mirë për rrugë të gjata për shkak se është elektrike dhe për shkak të komoditetit e luksit që ofron. Nëpër Europë, tashmë ka në çdo vend mundësi për ta rimbushur makinën me rrymë dhe të vozisni rreth 500 kilometra pa u ndalur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë