Loading…
30 ditë burg për vullnetarin e ISIS’it që kërcënoi Kryeministrin Haradinaj
  • 12/01/2019 | 20:02

...

Me fotografi të flamurit të ISIS dhe me fjalë arabisht, e kishte kërcnuar Kryeministrin Ramush Haradinaj, por u kap[ dhe ja rrasën 30 ditë burg, për fillim, trasnmeton Gazeta Metro.


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar një kallëzim nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, kundër të pandehurit B.E. për shkak të kryerjes së veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 144 paragrafi 1, lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste.

Sipas njoftimit, i pandehur B.E.  gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, më mbishkrimin “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar, e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS, transmeton Indeksonline.

Sipas kallëzimit penal, e gjithë kjo ka ndodhur me qëllim të frikësimit serioz të popullatës apo që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë, ka bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit ku i është sekuestruar një “Iphone 6” pasi që i është gjetur një fotografi kërcënuese si dhe një thikë.

I pandehuri E.L, është ndaluar më datë 11 janar 2019, si dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë