Loading…
30 vjeçarja beson se është në lidhje dashurie me një fantazmë: “Së shpejti do të kemi fëmijë”
  • 06/08/2018 | 11:06

...

Një grua 30 vjeçare nga Londra, po pretendon se ka pasur lidhje dashurie me fantazma, derisa së fundmi tregon se është në lidhje serioze me njërën prej tyre dhe se po shpreson që së shpejti të krijojnë edhe familje, transmeton gazetametro.net


Amethyst Realm, këshilltare e udhëzimit shpirtëror, ka treguar se ka pasur mardhënie seksuale me 20 fantazma të ndryshme, me të cilat siç thotë ajo ka qenë në lidhje gjatë 11 viteve të fundit.

Sidoqoftë, ajo tregon se së fundmi e ka takuar shpirtin e saj binjak, po ashtu fantazmë, gjatë një udhëtimi në Austali.

“Një ditë derisa po ecja, duke e shijuar natyrën, papritur ndjeva një energji të pabesueshme. E dija që dashuria ime kishte arritur”, ka thënë Amethyst për Neë Idea.

Duke treguar detajet e lidhjes së saj, ajo ka treguar se edhe pse nuk mund ta sheh të dashurin e saj fantazmë, ajo komunikon me të dhe kryen mardhënie.

Amethyst, pretendon se fantazma është kthyer në Britani bashk me të, dhe 6 muaj pas takimit të tyre të parë ata janë në një lidhje mjaft serioze dhe po mëndojnë të vazhdojnë edhe më tutje.

“Është shumë serioze në fakt, ne kemi menduar të bëjmë një bebe fantazmë”, ka thënë ajo.

Derisa Christopher French, profesor i psikologjisë në Universitetin e Londrës, ka thënë se besimi në fantazma dhe eksperiencat me to nuk kanë të bëjnë asgjë me sëmundje mendore.

“Neve na duhet t’i shmangim gjykimet se njerëzit që i përjetojnë këto eksperienca të çuditshme vuajnë nga sëmundjet mendore”, ka thënë profesori.

Në vazhdim ai ka shtuar se këto mund të jenë halucinacione dhe se ajo vetëm ëndërron rreth këtyre gjerave. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë