Loading…
300 milionë euro, 10 mijë të punësuar: Parku 320 hektarësh që Kina po ndërton në Beograd
  • 13/01/2018 | 22:00

...

Serbia dhe Kina janë duke bërë gjithçka që ta përshpejtojnë fillimin e ndërtimit të parkut industrial  në periferi të Beogradit. Serbia ka shprehur përkushtimin që të mësojë nga përvoja kineze në ndërtimin e infrastrukturës si dhe në inovacion.


Sipas ministrit serb të Inovacionit Nenad Popovic, ky park industrial do të shtrihet në 320 hektarë dhe do të ketë më shumë se 100 kompani vendore dhe të huaja. Plani për investim përfshin vlerën prej 300 milionë euorsh, ku do të punësohen më shumë se 10 mijë njerëz, raportojnë mediat serbe, shkruan Gazeta Metro.

Popovic këtë zotim e shfaqi në takimin që zhvilloi me ambsadorin kinez në Serbo, Li Manchang.

Detajet e këtij bashkëpunimi pritet të publikohen së shpejti, mirëpo autoritetet në Serbi kanë bërë të ditur që presin që puna të fillojë në këtë vit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë