Loading…
3000 suedezë kanë vënë çipa nën lëkurë
  • 08/08/2018 | 19:56

...

Madje mbi 3000 suedezë kanë lejuar që t’u instalohen çipa të imte nën lëkurë në tri vitet e fundit, vetëm që të mos jenë të detyruar të mbajnë me vete çelësa, letërnjoftime, karta për pagesë apo bileta të trenit. Çipat e imtë janë me madhësi të kokrrës së orizit.


Në mesin e këtyre 3000 njerëzve të cilët janë “çipuar” është edhe Ulrika Celsing (28). Mikroçipi në dorëia ka zëvendësuar kartën për palestër dhehyrjen në punë. “Është argëtuese të provosh diçka të re dhe të shohës se krejt çka mund të përdoret për ta lehtësuar jetën në të ardhmen”, transmeton gazetametro.net.

Në pyetjen për frikën nga hakerët, Celsing thotë se nuk frigohet, sepse mendon se teknologjia e sotme nuk është në atë nivel sa në këta çipa të ketë sulm kibernetik.

Përndryshe, nëse çipi nuk është i lidhur me internet dhe nuk e ka komponenten GPS, atëherë nuk ka frikë nga sulmi kibernetik dhe nga përcjellja.

Kompania Hekurudha kombëtare për shërbimin e pagesës së biletës me çip ka tërhequr rreth 130 njerëz. E tëra që konduktorët duhet të bëjnë është ta skanojnë dorën pas blerjes së biletës online. Këta çipa përdorin teknologjinë NFC, si edhe kartat e bankës, ndërsa mund të ruajën edhe të dhëna për bile ta ndryshme, automate, si dhe karta të bankave (kjo ende nuk është testuar).

Çipat njerëzit mund t’i nxjerrin kurdo të duan.

Njëri prej ithtarëve të çipimit ëstë Joëan Osterlund, i cili mendon se do të kishim kontroll më të mirë mbi të dhënat personale sikur të kishim të gjithë çipa. Ai është edhe njëri ndër organizatorët e party-ve, në të cilat njerëzit i vënë çipat nën lëkurë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë