Loading…
39 vjet me radhë i bën të njëjtën dhuratë për Shën Valentin, por sivjet arsyeja ka ndryshuar krejtësisht
  • 14/02/2018 | 22:07

...

Për 39 vjet me radhë me të njëjtën kuti i dorëzon jep dhuratën në ditën e Shën Valentinit gruas së tij.


Ron dhe Donna Kramer janë një çift i martuar nga Albuquerque që u takuan për herë të parë në vitin 1979 kur Ron trokiti në derën e saj duke punuar si shitës i sigurimeve.

Pasi çifti filloi të takoheshin, Ron e pyeti atë se çfarë donte si dhuratë për Ditën e Shën Valentinit. Ajo i tha atij se donte çokollata nga Candies dhe ai e bleu.

Por kur i bleu çokollatat për herë të parë, shitësi i tha se nëse e sillte kutinë e njëjtë vitin tjetër do i blinte çokollatat me zbritje çmimi.

Prej atëherë, ajo kuti mbushet me çokollata për çdo Shën Valentin.

39 vjet më vonë, tani që Donna jeton në një shtëpi të moshuarish, Ron ende përdor kutinë prej zemre të mbushur me çokollata, por ka edhe një arsye më të fortë për këtë.

Ky mund të jetë Shën Valentini i fundit që gruaja e tij do e mbajë në mend se kush është, sepse për shkak të sëmundjes së Alzeimerit doktorët e kanë paralajmëruar se ajo do të fillojë të harrojë.

Ron thotë se ky është një motiv më shumë, pasi më 14 shkurt të vitit të ardhshëm lehtë mund të ndodh që gruaja e tij të mos e njoh më se kush është personi që po ia dorëzon zemrën me çokollata.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë